Publikuar me datën: Sat, Jun 2nd, 2012

Kruja – Gjomarku – Nekaj figura të mëdha të kombit tonë nën dritën e letërkëmbimeve shumevjeçare historike

Kruja – Gjomarku – Nekaj figura të mëdha të kombit tonë nën dritën e letërkëmbimeve shumevjeçare historike

 

Nga:Tomë Mrijaj

Çdo shtet e çdo komb ka figurat e veta të mëdha, me kontribute të çmueshme në arritjet e sukseseve kjoftë ne fushat e ditunisë: në shkencë, art, filozofi etj., kjoftë edhe në zhvillimet politike për Liri e Demokraci, në mirëqenien materiale të vendit, ku jetojnë e punojnë.
Këto figura, me të cilat krenohen vendet që i kanë, nderohen e përkujtohen vazhdimisht, vjetë për vjetë nga bashkatdhetarët dhe organet shtetnore të tyne.
Vetëm Shqipnia asht i vetmi vend, ku figurat e nderueme janë përbaltë e denigrue pothuejse gjithmonë, e, veçanarisht gjatë regjimit afro 50 vjeçar komunist, ku janë persekutue egersisht, torturue, pushkatue, kalbun nëpër burgje e internime pikërisht ajka e intelektualve ma të mirë, atdhetarët dhe demokratët e vertetë, për të vetmin faj, se nuk mund të pranonin dhe pajtoheshin me ideologjinë komuniste, me luftën e pafund të klasave, me shtypjen e dhunshme të çdo të drejte njerëzore në emen të diktaturës së proletariatit.
Burrat e shquem të çdo fushe e, në mënyrë të veçantë burrat e vertetë të shtetit, kanë lanë gjurmë të pashlyeshme me veprat, qendrimet dhe zgjedhjet e tyne ma të mira e të dobishme edhe kur janë ndodhun para situatash të nderlikueme. Kriteri percaktues i masës së vlerave në zgjedhje të tilla, asht pikërisht dobija, që ata i shkaktojnë vendit me ndikime të mira edhe për brezat e ardhshëm.
Nji nder personalitetet ma të shqueme të kombit tonë, që na paraqet ky libër i ri “Shkëmbime letrash me miq” (Vëllimi I) i pregaditun nga studiuesi i palodhun Eugjen Merlika, vjen në kohën e duhun; në prag të nji prej ngarjeve ma të mëdha historike të kombit tonë 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, asht edhe intelektuli erudit Mustafa Kruja, atdhetar i flakët, i paisun me nji kulturë shumë të pasun, që mund të krahasohet me nivelet ma të nalta europiane të kohës, si: humanist, gjuhëtar, shkrimtar, historian, politikan, idealist, burrshteti (firmtar i aktit të shpalljes së Pavarsisë së Shqipnisë 28 Nanduer 1912), i palodhun. Ai gjithë jetën ia kushtoi idealit të bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare, në nji shtet të vetëm të zhvilluem, demokratik e përparimtar me orientim prendimor.
Nji mundësi tjetër, për t’a njoh edhe ma mirë botën shpirtnore dhe pastertinë e idealeve të shejta të figurave të kalibrit si Mustafa Krujës, përveç veprave të botueme ose të mbetuna në dorëshkrim, asht edhe korrespondenca e pasun dhe origjinale me t’afermit e miqt, me kolegët dhe bashkpuntorët.
Pikërisht këtij qëllimi i sherben edhe ky libër i mbushun vetëm më dokumente origjinale të paparë ndonjiherë. Këtu paraqitet pjesërisht (se mjerisht nji pjesë e mirë s’asht gjetun ende) korrespondenca e tij me Kapidan Ndue Gjomarkun, figurë e mirënjohun historikisht e Derës së Gjomarkajve të Mirditës, që udhëhoqen luftën ma të vendosun antikomuniste të krahinës në fjalë e ma vonë e shtrin në tanë territorin e Shqipnisë.
Një tjetër përsonalitet i diasporës shqiptaro-amerikane asht edhe Prof. Zef Neka, luftëtar i vendosun edhe ky, që i priti me armë në dorë brigadat e kuqe komuniste kur hynë në Mirditë dhe si intelektual solid shquhet për kontributin e madh shkencuer në fushën e filologjis dhe albanologjis.
Me përsonalitete të tillë, ka pas letërkëmbime Mustafa Kruja në mergimin e gjatë në kushte të vështira, ku, përveç punës së rande fizike për të fitue me djersë e me nderë kafshatën e bukës, del në pah lufta e përpjekjet e parreshtuna deri në fund të jetës për çlirimin e Atdheut nga rregjimi gjakatar komunist, pa lanë me nj’anë edhe veprat shkencore në gjuhësi e histori si dhe ato letrare, që mbetën nji thesar i vertetë njohunish e të dhanash për specialistët e këtyne fushave.
Në Shqipni, mbas ma se dy dekadash të shembjes së Murit të Berlinit, por jo të ideologjisë dhe mendsisë komuniste, figurat ma të ndrituna të kombit vazhdojnë të mbeten në hije dhe harres. Mendoj, se kjo nuk mund të zgjasë gjithmonë, sepse këto figura të ndrituna që shkelqejnë si yjet e qiellit, nuk mund të mbulohen përjetsisht me shosh.
Sot ka ardhun koha (e madje asht tejkalue së tepermi), që të rishkruhet historia e jonë e vertetë. Kjo mendoj e duhet ba jo në kuptimin e riabilitimit të kriminelave komunistë, që u dënuen nga diktatori Enver Hoxha me shokë, por në kuptimin e vlerësimit dhe të nderimit të figurave të mëdha të kombit tonë.
Ndryshe ç’kuptim tjetër ka përveç festimit artificial e propagandistik i 100-vjetorit të shpalljes së identitetit shqiptar, kur pjesa ma e madhe e patriotëve të vërtetë, që firmosën në Vlonë atë ditë të shënueme të Pavarësisë së Shqipnisë u ekzekutuen, u mbyten në tortura dhe burgjet komuniste, në internime etj., ku, shumicës së tyne nuk u dihen as varret, kur mijra të tjerë të pushkatuem e syrgjynosun, janë shtresa ma e vuejtun, ma e nepërkambun sot e kësaj dite, e, për ma tepër pronat e grabituna me dhune nuk u kthehen pronarëve të vertetë, apo kur krimet komuniste nuk ndeshkohen… A mund të quhet ky shtet demokratik apo i së drejtës!?
Mes miqve të shquar shqiptarë
Kam pas nderin, kënaqsin dhe privilegjin të njoh në emigracionin e Amerikës, Kapidan Ndue Gjomarkun (1914-2011), Prof. Zef Nekën (1919-2003), Mons. Dr. Zef Oroshi (1912-1989), Prof. Rexhep Krasniqi (1906-1999), Kolonel Xhemal Laçi (1914-1994). Me ata kam udhëtue shpesh dhe kemi ndejt gjatë për takime pune në shtepinë e Kapidan Ndue Gjomarkut.
Në biseda të shpeshta plot kujtime është përmendur me respekt emni i intelektualit erudit, linguistit dhe burrit të madh të shtetit, miku i tyne në mungesë Mustafa Kruja (1887-1958).
Kështu më kujtohet kur Kapidani i Mirditës Gjonmarku, në esencë vlerësonte shumë nalt figurën e mikut të tij Mustafa Krujës. Ai ndër të tjera thonte, se: “Për nivelin e naltë intelektual, në disa fusha të shkencës e historisë së kombit tonë, flet vetë nënshkrimi i tij në aktin e Pavarësisë së Shqipnisë me 28 Nanduer 1912 në Vlorë, ku ai ishte jo ma shumë se 25 vjeç…”
Profesor Neka, kujton: “Në jetën time pata rast të shkëmbej mendime me shumë figura të shqueme, që dhanë shumë në fusha të ndryshme. Por Mustafa Kruja, mbetet figura ma e naltë e nji studiuesi të çdo disipline shkencore. Unë nga ai mësova shumë, gjatë letërkëmbimeve tona të shumta dhe mund t’a quaj si nji mësues im në jetë. Për te kam lut Zotin ta kursej, për t’i shërbye edhe ma mirë gjuhës e Atdheut tonë të shumëvuejtun…”
Prof. Rexhep Krasniqi, për kolegun dhe mikun e tij të ngushtë kujtonte: “Nji studiues i palodhun si Mustafa Kruja, kombit tonë do t’na i lente nji thesar të çmueshëm sikurse Zoti do t’i jepte jetë ma të gjatë. Ai do t’na krenonte në mesin e figurave botnore…”
Ndërsa themeluesi i Kishës së parë Katolike shqiptare në Amerikë Mons. Dr. Zef Oroshi thonte shpesh: “Pushtimi i vendit tim me 7 Prill 1939 nga Italia fashiste, më gjeti në Romë me studime. Ishin ditët ma të idhta të jetës time. Ardhja e Mustafa Krujës në krye të shtetit, per atë periudhë kohe të shkurt i tregoi pushtuesve të huaj se ka të baj me nji burrë të madh, i cili për çashtjen e Atdheut nuk lshoi pe. Aja u kuptue edhe me dorhekjen e tij, për mos realizimin e plotë të kërkesave…”
Kolonel Xhemal Laçi, në kujtimet e veta tregon, se: “Kryeministri Mustafa Kruja nga nji kundërshtar i Mbretit Zog, u ba këshilltari ma i besueshëm i tij..”
Unë e pergëzoj dhe falnderoj sinqerisht Zotni Eugjen Merliken, për këto seri origjinale veprash, me të cilat zbardhet plotësisht e vërteta, për aq sa trajtojnë e i uroj perzemersisht shendet, jetë të gjatë dhe suksese në rrugen e nisun.
Unë jam gjithashtu i bindun, se populli i shkretë e ka kuptue dhe e njeh mirë nën dritën e këtyne fakteve klasen politike puro komuniste, që i ka hypë gabimisht mbi shpinë qysh me 29 nanduer 1944… dhe nuk po i zbret ende!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close