Krstiq: Në Kosovë e Maqedoni mund të shpërthejë dhuna

Gjenerali serb, Ninosllav Krstiq, është i mendimit se tensionet do të shkojnë deri në shpërthimin e përleshjeve në Maqedoni.
“Jemi dëshmitarë se po ashpërsohen marrëdhëniet pas arrestimit të ekstremistëve radikalë për shkak të vrasjes së pesë personave. E gjithë kjo ka për qëllim të krijimit dhe formimit të shtetit të shqiptarëve në territorin dhe hapësirën e Maqedonisë”, ka deklaruar për gazetën “Kurir”, gjenerali serb, Ninosllav Krstiq, transmeton agjencia NOA.
Ai ka akuzuar se “prapavija e kryeministrit të Kosovës Hashimm Thaçi, do të shkaktojë konflikte në veri të Kosovës, për të ruajtur pushtetin”.
“Këto forca janë ish-pjesëtarët e UÇK-së, që janë të organizuar dhe veprojnë në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimore dhe në Jug të Serbisë”, citon “Kurir” të ketë thënë gjenerali serb, Krstiq.