Publikuar me datën: Fri, Jul 15th, 2011

Krijimi i komunës në veri të Mitrovicës varet nga Beogradi

Prishtinë, 15 korrik – Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka pranuar të enjten se krijimi i  komunës në pjesën veriore të Mitrovicës nuk do të mund të realizohet pa përkrahjen e Beogradit. Në konferencën për media, të mbajtur pas takimit të Grupit Ndërministror për Decentralizimin, duke folur për sfidat e krijimit të komunës veriore, Feith është shprehur se vetëm Beogradi mund ta bindë komunitetin serb në veri që ta pranojë decentralizimin në atë anë.

“Duhet të jemi realë që ka shqetësime dhe ka limite, por duhet të punojmë në rezistencën lokale në veri dhe kjo do të na marrë kohë. Për këtë neve na duhet bashkëpunimi me Beogradin, sepse varet nga Beogradi nëse do ta bindë komunitetin serb në veriun e Kosovës që e ardhmja e tyre është decentralizimi, ndonëse përkushtimi për komunën e re do të vazhdojë edhe më tej”, është shprehur Feith.

Edhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, njëherësh ministër i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka theksuar se ekipi përgatitor komunal i Mitrovicës është më i organizuar dhe po punon në mënyrë aktive për përmbushjen e objektivave e që është krijimi i komunës së re në atë pjesë.

“Fokusi dhe vëmendja kryesore e punës gjatë muajve në vijim do të jetë mbështetja e aktiviteteve të Ekipit Përgatitor Komunal në Mitrovicën e Veriut, me qëllim që të përmbyllet me sukses edhe krijimi i komunës së re”, ka theksuar ministri Petroviq, ndërsa ka pranuar se krijimi i komunës veriore vazhdon të mbetet prioritet, por edhe sfidë për institucionet e Kosovës.

Kjo për faktin se, sipas tij, qytetarët serbë të pjesës veriore, po kundërshtojnë që të pranojnë këtë projekt i cili është paraparë edhe me pakon e ish-presidentit Martti Ahttisari.

“Në të gjithë këtë situatë është mirë që qytetarët në atë pjesë të pranojnë decentralizimin i cili ka për qëllim përmirësimin e jetës së tyre. Por, si zyrtar i Qeverisë them se Qeveria ka një sfidë të madhe dhe një prioritet të madh që të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe absolutisht duke i përfshirë edhe ata në Mitrovicë dhe veprimet tona në atë anë tregojnë përpjekjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve edhe në atë pjesë”, është shprehur ministri Petroviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close