Publikuar me datën: Thu, Sep 2nd, 2010

Krerët e Kosovës nga e diela në New York

Prishtinë, 2 shtator – Autoritetet më të larta shtetërore të Kosovës – presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, dhe ministri i Jashtëm Skender Hyseni, nga e diela do të jenë në New York. Në kryeqytetin e botës ata shkojnë për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kundër projektrezolutës serbe.
Në Presidencë dhe në Qeveri kanë bërë të ditur se lidershipi kosovar do të niset të shtunën, për të bërë natën në Vjenë, e pastaj për të mbërritur një ditë më vonë në New York. Ndërkaq, një ekip zyrtarësh të protokollit tashmë ndodhet atje, për të aranzhuar takimet.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur besimin të mërkurën se ky aktivitet do të jetë i suksesshëm.
“Varësisht nga rrethanat, por me gjasë, delegacioni i lartë shtetëror do të jetë prezent në New York – presidenti, kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ekipi paraprak që është tanimë në New York dhe është duke punuar maksimalisht me të gjithë partnerët dhe miqtë tanë, me zotimin për sukses të ri të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë. “Republika e Kosovës, institucionet tona, janë duke u përgatitur maksimalisht”.
Në javën e dytë të shtatorit, në New York, do të zhvillojë punimet sesioni i 64-t i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Serbia ka deponuar në Asamble një projektrezolutë që bën thirrje për nisje të negociatave për statusin, midis autoriteteve të Prishtinës e të Beogradit. Kjo është në vazhdën e përpjekjeve për të relativizuar Mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte bërë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Autoritetet kosovare do ta përdorin mendimin këshillëdhënës të kësaj Gjykate, për t’u munduar të bindin sa më shumë vende ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Xhavit Beqiri, zëdhënës i presidentit Fatmir Sejdiu, ka thënë se i gjithë aktiviteti në New York do të koncentrohet në lobim.
“Presidenti do të ketë një agjendë takimesh me liderë të shteteve të ndryshme, të vendeve që e kanë pranuar pavarësinë, por edhe të atyre që nuk e kanë njohur Kosovën. Ai do të ketë aktivitet lotues – do të ripërsëritet thirrja që të njihet pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nga vendet, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë. Aq më tepër kur tani nuk ka asnjë dilemë sa i përket legalitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Beqiri. “Ju e dini që GJND-ja ka bërë të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ky mendojmë se do të jetë një argument i fuqishëm”, ka shtuar ai.
Beqiri ka thënë se institucionet kosovare janë në koordinim të plotë me të gjitha vendet që e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe me ato që përbëjnë Quint-in dhe ka shprehur besimin se Serbia do të dështojë në përpjekjet e saj për ta kaluar projektrezolutën në Asamblenë e Përgjithshme.
Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka shprehur besimin e njëjtë. Ai ka theksuar se Kosova do të dalë fituese në këtë sesion të Asamblesë.
“Liderët e shtetit do të kenë një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe të organizatave të ndryshme përfaqësuese në OKB dhe të tjera, ndërsa për sa u përket modaliteteve për pjesëmarrje në debat, është një çështje, e cila do të diskutohet dhe do të vendoset në ditët në vijim”, ka theksuar zëdhënësi Krasniqi. “Ajo që është me rëndësi, nga ajo që besoj edhe ju e keni parë dhe keni informata, është se ky do të jetë një pozicion favorizues për Kosovën dhe me siguri një fitore e re në debatin në OKB”, ka shtuar ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close