Publikuar me datën: Thu, Jan 6th, 2011

Krejt po “sillet” kah Qeveria gjithëpërfshirëse

Prishtinë, 6 janar – Ngarendja për të bërë zgjedhje sa më shpejt që ishte e mundur dhe pastaj për të manipuluar skajshmërisht me to, sipas të gjitha rrethanave nuk do t’i shpaguhet askujt. As atyre që e “dizajnuan” këtë proces pa fund të diskutueshëm zgjedhor.
Sepse, kaloi një muaj nga këto zgjedhje dhe askush, as njohësit e rrethanave, as analistët, por as vet zyrtarët nuk po i shohin fundin procesit paszgjedhor. As krijimit të institucioneve  të reja.
Formimi i një qeverie stabile me shumicën e nevojshme në Parlament mbetet sot e kësaj dite një sfidë tejet e madhe, thonë përfaqësues të partive politike në Prishtinë.
Vetëm një fakt po dihet: rezultati i zgjedhjeve nuk i premton asnjërit subjekt politik që si i vetëm të marrë nismën për formimin e qeverisë. Pra, nëse Kosova do institucione, duhet të bëhen koalicione. Por, pos AKR- së të “tkurrur” më 12 dhjetor dhe minoriteteve nga subjektet e tjera politike, deri tash askush nuk ka shprehur  gatishmëri për të bashkëqeverisë me Thaçin. Tri partitë, që pas PDK-së kanë fituar më shumë vota, LDK, Vetëvendosje dhe AAK, pothuaj kanë qenë decidive se “ nuk duan në asnjë mënyrë të jenë  pjesëmarrës  në Qeverinë e Thaçit”.
Po ashtu, tash për tash shihet si i pamundur edhe koalicioni i PDK-së me LDK-në, si në mandatin paraprak, prandaj PDK-së nuk i kanë  mbetur shumë zgjidhje. Alternativë  e vetme e mundshme ka mbetur koalicioni PDK-AKR dhe partitë e minoriteteve. Por, sipas burimeve brenda PDK-së. Thaçi i di fortë mirë se një qeveri nga ky koalicion nuk do ta kishte jetën të gjatë. AKR-ja me zvogëlimin e ndjeshëm të përkrahjes kosovare, nuk e ka legjitimitetin që do Thaçi, ndërsa minoritetet, dihet, janë vetëm alternativë e “domosdoshme” .
Thaçi, sado që nuk po deklarohet publikisht, sipas këtyre burimeve, nuk e do fare këtë përbërje koalicioni. Prandaj nuk do të përcaktohet për te, dhe deri në momentin e fundit do ta lë zvarrë zbatimin e kësaj formule bashkëqeverisjeje. Shkaku kryesor është se Thaçi nuk do të marrë përgjegjësi  rreth vendimeve eventuale “të mëdha” të pritshme, siç mund të jetë  ndonjë vendim i dalë nga bisedimet me Serbinë, apo ndonjë tjetër që ka ndikim në zhvillimet politike në Kosovë.  Qëndrueshmëria e këtij koalicioni është preokupim i rendit të dytë për Thaçin.
Kreu në largim i Qeverisë dhe shefi i PDK-së, sipas burimeve brenda partisë, intimisht e do Qeverinë gjithëpërfshirëse, por ende nuk e ka gjetur momentin për ta deklaruar këtë opsion. Natyrisht, në Qeverinë gjithëpërfshirëse ai kërkon sa më shumë pushtet, por do që t’u jap edhe të tjerëve, e sidomos LDK-së dhe AAK-së, për ta ndarë përgjegjësinë për procesin e bisedimeve me serbët.
Këtë variant, po sipas këtyre burimeve, po e përkrahin edhe përfaqësuesit e Quint-it. Ata i kanë çuar sinjale për këtë Thaçit dhe po presin reagimin e tij.
Nëse, sipas këtyre burimeve, dështon alternativa e Qeverisë gjithëpërfshirëse, Kosova është shumë pranë zgjedhjeve të tjera të jashtëzakonshme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close