Publikuar me datën: Thu, Jul 14th, 2011

Krasniqi thotë se mbron vetëm Kushtetutën

Prishtinë, 13 korrik– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i është përgjigjur ambasadorit amerikanë në Prishtinë, Chris Dell, se asnjëherë në jetën e tij nuk ka punuar në drejtim të acarimeve të raporteve më miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, e aq më pak me miqtë amerikanë. Derisa Dell një ditë më herët në një intervistë për  “Zërin e Amerikës” e ka kritikuar prijësin e legjislativit, duke thënë se  ai “ka zgjedhur të sfidojë miqtë më të mirë të Kosovës në emër të mbrojtjes së një apo dy miqve të tij”, Krasniqi në një prononcim për KTV-në ka deklaruar se nuk është në mbrojtje të askujt, pos në mbrojtje të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi të Kosovës. Para së gjithash, ai ka thënë se pozitën e tij në krye të Kuvendit nuk ia kanë përcaktuar diplomatët e jashtëm, por angazhimi i tij politik.

“Kam respekt për vlerësimet që i jep ambasadori Dell, por, megjithatë, pozitën time e ka përcaktuar së pari angazhimi im politik, së dyti e kanë përcaktuar qytetarët e Kosovës dhe së treti e ka përcaktuar votimi që ka ndodhur në fillim të kësaj legjislature nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi. I bindur se është duke i kryer detyrat në përputhshmëri me interesin e qytetarëve dhe  në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën, ai ka shprehur respekt edhe për demokracinë perëndimore, e në veçanti për atë amerikane.

Ai ia ka rikujtuar Dellit edhe një gjë. “E kemi mësuar nga ligjvënësit amerikanë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Dhe në këtë aspekt jam angazhuar gjatë gjithë jetës sime, e sidomos gjatë gjithë këtyre viteve, që në Kosovë të sundojnë rendi dhe ligji, që askush të mos jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën dhe ligjshmërinë”, ka shpjeguar Krasniqi. E miqtë me të cilët Kosova e ka bërë Kushtetutën dhe ligjet e saj, ai ka thënë se duhet ruajtur si sytë e ballit”.

Krasniqi nuk është zmbrapsur nga kundërshtimi që i ka bërë kërkesës së  EULEX-it që Kuvendi ta nxjerrë një rezolutë përmes së cilës do të obligohej Qeveria që të kërkonte shpjegime nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e imunitetit që mund të kenë deputetët gjatë arrestimeve.

“Jam i bindur se kërkesa e EULEX-it ka qenë joligjore, jokushtetuese dhe në adresë të gabuar. Të gjithë e dinë se kush ka të drejtë t’i drejtohet Kuvendit me kërkesa të tilla. Të drejtën për të bërë kërkesë qoftë për Rezolutë, qoftë për seancë të jashtëzakonshme e ka kryeministri i Kosovës, e ka presidenti i Kosovës, e kanë 40 deputet të Kuvendit, kurse kërkesën për të futur në rend ditë një çështje të caktuar e kanë edhe gjashtë deputetë. Një gjë e tillë nuk ka ardhur prandaj, kam konsideruar dhe jam përpjekur që ta sqaroj, duke e pasur edhe ndihmën e ekspertëve vendës e ndërkombëtarë se kërkesa e EULERX-it ka qenë jolegale, jokushtetuese dhe në adresë të gabuar”, ka sqaruar Krasniqi.

Kuvendi, sipas tij, nuk ka nevojë me rezolutë që ta obligojë Qeverinë apo dikë tjetër për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese. “Prandaj, në këto aspekte nuk është dashur të futet parlamenti e aq më pak kryetari i parlamentit, i cili i administron kërkesat që bëhen mbi bazën e Kushtetutës, mbi bazën e ligjeve dhe mbi bazën e Rregullores së punës së Kuvendit”, ka shtuar ai.

Letrën të cilën e ka përgatitur për EULEX-in, ai ende nuk e ka dërguar, edhe pse të martën, kopjet e saj ua ka shpërndarë të gjithë nënkryetarëve dhe shefave të grupeve parlamentare. Pritet që e njëjta letër të mos procedohet para mbledhjes së radhës së Kryesisë së Kuvendit, meqë ajo është vetëm në fazën e draftimit të saj.

Por angazhimi i Krasniqit është parë ndryshe nga ambasadori Dell.

“Përderisa zoti Krasniqi nuk dëshmon ndjenjë më të lartë të përgjegjësisë për të zgjidhur shumë probleme që ka pasur deri tash, do të jetë e pamundur për Shtetet e Bashkuara që të vazhdojnë të punojnë me të si partner”.

Kryeministri Hashim Thaçi, i cili është edhe kryetar i partisë prej nga vjen edhe Krasniqi, është treguar shumë i kujdesshëm kur është pyetur se cili është komenti i tij rreth kritikave që ambasadori Dell publikisht ia ka bërë prijësit të Kuvendit.

“Raportet tona me SHBA-në dhe me shtetet e BE-së kanë qenë, janë dhe do të mbesin të shkëlqyeshme dhe duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Ai është investimi ynë, është vullneti i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ky është edhe  fati ynë dhe vizioni politik për të ardhmen, prandaj unë kam besim të plotë që askush nuk është i drejtuar kundër askujt por secili do të jetë kushtetues dhe ligjor në kuadër të kompetencave që i ka”, është përgjigjur kryeministri Thaçi. Ndërsa ka theksuar se nuk është në kompetencë të  Qeverisë që të merret me çështjen e imunitetit dhe se ka kujtuar që për këtë nuk i është bërë as ndonjë kërkesë. Madje, sipas tij, Qeveria që udhëheq ai nuk do të përzihet në këtë punë.

“Në drejtim Qeverisë së Kosovës nuk i ka ardhur asnjë letër, asnjë kërkesë. Por në asnjë rrethanë nuk do të lejoj që Qeveria e Kosovës të interferojë në punën e Kuvendit, ku pushtetet janë të ndara ku Qeveria e Kosovës kryen me përgjegjësi të lartë vendimet e institucionit që e ka zgjedhur”, ka theksuar kryeministri i vendit. Ndërsa ka shtuar se “është në autoritetin e Kuvendit të Kosovës që të merret me  vendimet përkatëse për çështje të caktuara, sepse pushtetet janë të ndara, prandaj mos kërkoni nga unë që të komentoj deklarata të askujt”, ka thënë Thaçi, pas mbledhjes së Qeverisë.

Javën e kaluar Krasniqi kishte marrë një letër nga shefi i EULEX-it, përmes së cilës i ishte kërkuar nxjerrja e një rezolute për imunitetin e deputetëve, në mënyrë që t’i lehtësohej puna Qeverisë, që këtë çështje ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi vetë nuk mund të kërkoj ndonjë sqarim nga Gjykata. Këtë duhet ta bëjnë presidenti i Republikës ose Qeveria. Por, ne jemi në dijeni se Qeveria do të ishte e gatshme ta paraqiste një kërkesë të tillë, nëse kjo i kërkohet asaj me anë të një rezolute të Kuvendit, të cilën e përkrahin të gjitha partitë, në interes të përcaktimit të parimeve të përgjithshme për të ardhmen”, i ka shkruar Marnhac Krasniqit.

Shefi i EULEX-it ka thënë se ideja për nxjerrjen e rezolutës nga Kuvendi mbështetet edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Marnhac e ka pranuar se për të njëjtën çështje ka biseduar edhe me kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashi, nga i cili ka marrë shpjegimin se Gjykata Kushtetuese është i organi i vetëm kompetent për ta interpretuar Kushtetutën lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve.

Dilemat rreth imunitetit të deputetëve janë ngritur nga EULEX-i qysh në mars të këtij viti, kur ky mision evropian kishte lëshuar një urdhërarrest për deputetin e PDK-së, Fatmir Limaj, në dyshimin se ka kryer krime lufte.

Në fakt çështja e imunitetit të deputetëve është e rregulluar me Kushtetutë, me Ligjin për përgjegjësitë e deputetëve dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Por jo të gjitha këto dokumente japin shpjegime të njëjta. Derisa Kushtetuta e definon që deputeti i Kuvendit nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij si deputet i Kuvendit, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit, Rregullorja e punës së Kuvendit, shkon përtej kësaj.

Aty thuhet se :“Masa e ndalesës ose e arrestit mund të merret ndaj deputetit edhe pa heqjen paraprake të imunitetit nga Kuvendi, në rastin kur deputeti kryen vepër të rëndë penale, që është e dënueshme me pesë (5) e më shumë vjet burgim”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close