Publikuar me datën: Mon, Jun 10th, 2013

Krasniqi s’ka ç’u bë deputetëve që braktisin seancat

Mospjesëmarrja e deputetëve nëpër seanca plenare, është përgjegjësi e partive politike nga të cilat vijnë ata deputetë, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Krasniqi tha se deputetët duhet të jenë më të disiplinuar dhe të jenë prezentë në seanca.

Kuvendi i Kosovës është dashur disa herë t`i ndërpresë seancat, meqë mungonte kuorumi për t`i vazhduar punimet. Rasti i fundit ishte ai më 7 qershor, kur Kuvendi nuk arriti ta votojë raportin vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Raportin vjetor të punës të Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës, atë të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe rekomandimet lidhur me Strategjinë e Qeverisë për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës, 2009-2015.

Mospjesëmarrja e deputetëve nëpër seanca, as që ishte ngritur ndonjëherë në mbledhjen e Kryesisë, madje as sot. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, këtë e quan përgjegjësi të partive politika nga të cilët vijnë ata deputetë.

“Kjo do të duhej të zgjidhej nga shefat e grupeve parlamentare. Bëhet fjalë për  partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvend. Ata do të duhej të mbanin përgjegjësinë për praninë ose mospraninë e deputetëve të tyre në seanca”, citon rtk  kryeparlamentarin Krasniqi.

Kreu i Kuvendit tha se deputetët do të duhej të ishin me përgjegjësi më të madhe pasi që ata, në këtë institucion, nuk e përfaqësojnë vetveten, por i përfaqësojnë qytetarët e Kosovës. Por, ai theksoi se aktualisht gjërat nuk mund të ndryshohen.

“Tani për tani gjërat janë kështu siç janë, të parapara edhe me rregulloren edhe me ligjin që në një formë nuk është i tëri në fuqi. Prandaj, nuk ka mundësi tjera përveç atyre që janë”.

“Rregullorja nuk e ndalon e as nuk e sanksionon asnjë deputet që braktis seancën gjatë punimeve të saj. Megjithatë  ata vetë duhet të jenë përgjegjës ndaj votës që kanë marrë, ngase ajo u ka dhënë përgjegjësinë për të punuar dhe qëndruar gjatë punimeve në seanca të Kuvendit”, është shprehur kryeparlamentari.

Kryesia vendosi që vazhdimi i seancës së kaluar të mbahet më 13 qershor, ku pritet të hidhen në votim raportet e punës të tri agjencive për vitin 2012, e më pas Kuvendi të vazhdojë me seancë të re plenare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close