Publikuar me datën: Sun, Nov 28th, 2010

Krasniqi nderimin e 28 Nëntorit e nisi nga monumenti i Skenderbeut

Prishtinë, 28 nëntor – U. D i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi vendosi sot kurora lulesh pranë monumentit të Skënderbeut në kryeqytet dhe bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz. Për nder të 28 Nëntorit, datës e cila ngërthen në vete katër festa të mëdha si Festën e Flamurit, Festën e Pavarësisë, Festën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, fillimisht ai vendosi kurora lulesh pranë monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Prishtinë.
“Ne e filluam këtë ditë të sotme për të vendosur kurora te monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pasi që edhe flamuri, edhe historia më e lavdishme e popullit tonë ka filluar me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Dhe kjo festë pastaj është lidhur shumë herë në histori dhe shumë herë nëntorët e popullit shqiptarë i kanë dhuruar lirinë, i kanë dhuruar pavarësinë, i kanë dhuruar dinjitetin. Sot jemi ne këtu ku jemi, falë këtyre heronjve që kanë qenë për breza të tërë nëpër shekuj, burim frymëzimi për t’u formuar kombi dhe për t’u jetësuar lavdia dhe historia e heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, tha U.D. i Presidentit, dr. JakupKrasniqi .
Ndërsa më pas, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz. “… Jemi këtu në mënyrë simbolike për t’i nderuar gjithë flijimet që janë bërë gjatë historisë për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot. Sot, në këto ditë
pothuajse në çdo fshat mund të nderohen dëshmorët dhe të rënët për liri, por si këtu askund nuk është simbolika dhe nga këtu në nderojmë gjithë të rënët e të gjithë brezave për lirinë dhe perspektivën që ka Kosova dhe qytetarët e saj”, tha U .D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi .
I pyetur nga gazetarët se a ka arritur klasa politike gjatë këtyre viteve të ]ojë deri në fund amanetin e familjes Jashari, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi tha se “Idetë dhe amanetet e mëdha të njerëzve, që kanë bërë historinë, nuk mund të realizohen as për një vit, as për dhjetë. Janë brezat që do të punojnë për t’i realizuar idetë e mëdha.
Natyrisht duhen vite për t’i realizuar idetë e komandantit legjendar dhe idetë e gjithë atyre që flijuan jetën për të mirën e vendit, për perspektivën e qytetarëve, për demokracinë, për institucionet demokratike. Duhet kohë vërtetë për t’i realizuar idealet e mëdha të çdo kombi, edhe të kombit tonë”, tha presidenti në detyrë Krasniqi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close