Publikuar me datën: Thu, Jan 24th, 2013

Krasniqi: Kjo qeveri është e zhytur në korrupsion

(E plotësuar) Strategjinë Kundër Korrupsionit 2013-2017, për të cilën u diskutua në Kuvendë për më shumë se dy orë, pritet të  miratohet javën e ardhshme, raportoi KTV. Kryekuvendari Jakup Krasniqi ka shpërthyer në debat, duke thënë se ‘Kjo qeveri është e zhytur në Korrupsion’. Ai ka thënë se kjo dukuri është prezentë në të gjitha institucionet e vendit, e sidomos në  shëndetësi e arsim. Krasniqi ka theksuar se kjo strategji po bëhet vetë për konsum medial.
Gjatë debatit deputetë nga radhët e PDK-së kanë bërë thirrje që të votohet dokumenti, ani pse edhe ndër ta u shfaqën zëra kritikë, ndërsa ata nga opozita e kanë quajtur këtë strategji si një dokument të keq, të hartuar shkel e shko dhe që aspak nuk është adekuate për ta quajtur strategji.
Pa praninë e asnjë anëtari të kabinetit qeveritar, debati rreth Strategjisë është zhvilluar kryesisht mes deputetëve opozitarë dhe Zenun Pajazitit të PDK-së. Pajaziti ka thënë se dokumenti është mirë që të miratohet, në mënyrë që të mos marrim vërejtje sërish në Raportin e progresit të Komisionit Evropian. E deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti, tha se miratimi i shpejtë i dokumenteve me qëllimin e vetëm sa për të përmirësuar imazhin e jashtëm të vendit, është jashtëzakonisht i gabuar. Ai ka shtuar se në këtë vend sundon korrupsioni institucional dhe ai politik, ngase liderët asnjëherë nuk e thonë të vërtetën. Kreu i “Vetëvendosjes” Albin Kurti tha se miratimi i këtij dokumenti ka për qëllim të menaxhohet kriza aktuale, në të cilën është zhytur vendi, me një përmirësim margjinal, por pa e ndryshuar asnjëherë situatën aktuale.

Prishtinë, 24 janar – 12:51 –  Ligjvënësit e Kosovës në këto çaste po debatojnë me tone kundërshtuese për Strategjinë dhe planin e veprimit kundër korrupsionit për periudhën 2013-2017, të sponsoruar nga kryeministri. Deputetët shfaqen të pakënaqur jo vetëm me praktikat e rezultatet e luftës së deritashme kundër korrupsionit, por edhe me formulimet e propozuara, duke i cilësuar ato të paefektshme.
Në fillim të seancës së sotshme ndërkaq ka pas disa përplasje verbale mes deputetëve të koalicionit qeverisës. Deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi i ka bërë thirrje partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për bashkëqeverisje, pasi që nuk ka qenë i kënaqur me partnerin e deritashëm, deputetja nga Koalicioni për Kosovë të Re, kurse Myzejene Selmani i ka rekomanduar Krasniqit të pyesë kryetarin e tij për çështjen e koalicionit. Deputetët kanë përshëndetur rezolutën e Këshillit të Evropës, por kanë dhënë edhe kritika në adresë të Qeverisë për mos iniciativën për anëtarësim në këtë Këshill.
Në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi tha se këtë rezolutë, gjithë skena politike duhet ta shohin si sinjal të kohës së veprimit, duke ndryshuar qasje, pozita të largojë zyrtarët me qasje abuzive, ndërsa opozita të largojë energjitë negative.
Me këtë rast, ai i ka bërë ftesë të hapur AAK-së për bashkëqeverisje, duke thënë se partnerin aktual, AKR-në, e tipizon mungesa e kohezionit dhe vizionit politik.
“Eshtë koha për të bërë ndryshime në Qeveri dhe në politikat qeverisëse. Për këtë arsye lidershipi karizmatik i AAK-së, duhet të reflektojë realisht për interesat e vendit dhe jo të rrëshqas në kalkulime të papranueshme, për të përvetësuar nga momenti ndonjë objektiv të paarritshëm, sepse edhe nuk mund ta arrijë. Duhet të pranojë bashkëqeverisje të kërkuar”, ka thënë Krasniqi.
Por deputetja nga KKR-së, Myzejene Selmani, i ka apeluar atij që flas me kryetarin e vet të partisë para se të flas për koalicionin.
“Të apeloj të shkosh te kryetari i partisë tënde dhe të kuptosh se a do të rrish në koalicion a jo. Dhe shumë më e rrugës është që ti më së pari ki nevojë për vetveten a je për koalicion a nuk je për koalicion”, ka deklaruar Selmani.
Ligjvënësit shprehën kënaqësinë për Rezolutën e Këshillit të Evropës për Kosovën.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj ka kërkuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të lobojnë tek deputetët e Asamblesë së Këshillit të Evropës, në mënyrë që Kosova t’i sigurojë votat për anëtarësim në këtë institucion. Hoxhaj ka thënë se deputetët mund të luajnë një rol shumë të madh në këtë rast duke komunikuar më shumë me kolegët e tyre deputetë të Këshillit të Evropës. “Rezoluta e miratuar nga Këshilli Evropian është padyshim një ngjarje shumë e rëndësishme për raportet mes Kosovës dhe KE-së”, ka thënë ministri. Por ka shtuar se Kosova ende nuk i ka të sigurta votat për anëtarësim në këtë institucion edhe përkundër miratimit të rezolutës. Edhe deputetët tjerë kanë përshëndetur miratimin e rezolutës nga Këshilli i Evropës.

Ligjvënësit opozitarë, raporton rtk, thanë se pasqyra e Kosovës e paraqitur në Këshillin e Evropës, ishte mjaft e errët. Ata kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të ballafaqohet me sfidat që paraqiten në këtë rezolutë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Qeveria e Kosovës, në vend se të fshihej pas një paragrafi të mirë të kësaj rezolute, do duhej të merrej me sfidat e paraqitura aty. Osmani tha se edhe pse kjo rezolutë konsiderohet hap pozitiv sa i përket aspektit politik të kontakteve, pasqyra e Kosovës aty paraqitet mjaft e errët.

“Fjalët që mbizotërojnë janë korrupsion, krim i organizuar, varfëri, mungesë e sundimit të ligjit, trafikim i njerëzve, dhunë, joefikasitet dhe fenomene tjera negative që në fakt janë pasqyrim i një realiteti të hidhur me të cilin duhet të ballafaqohet Qeveria e Kosovës”, tha Osmani.

Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi tha se këtë rezolutë, gjithë skena politike duhet ta sheh si sinjal të kohës së veprimit, duke ndryshuar qasje, në mënyrë që pozita të largojë zyrtarët me qasje abuzive, ndërsa opozita të largojë energjitë negative. E në këtë rast, ai i bëri ftesë të hapur AAK-së për bashkëqeverisje, duke thënë se partnerin aktual, AKR-në, e tipizon mungesa e kohezionit dhe vizionit politik.

“Është koha për të bërë ndryshime në Qeveri dhe në politikat qeverisëse. Për këtë arsye lidershipi karizmatik i AAK-së, duhet të reflektojë realisht për interesat e vendit dhe jo të rrëshqas në kalkulime të papranueshme, për të përvetësuar nga momenti ndonjë objektiv të paarritshëm, sepse edhe nuk mund ta arrijë. Duhet të pranojë bashkëqeverisje të kërkuar”, tha Krasniqi.

Kjo deklaratë e Krasniqit, ka nxitur reagimin e shefes së Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovën e Re, Myzejene Selmani.

“Të apelojë të shkosh te kryetari i partisë tënde dhe të kuptosh a do të rrish në koalicion apo jo, sepse shumë e rrugës është që t’i së pari ke nevojë ta shikosh veten a je për koalicion apo jo”, tha Selmani.

Ndërkohë, edhe çështja e Luginës së Preshevës u bë temë në seancën e Kuvendit. Zenun Pajaziti deputet i PDK-së shprehu shqetësimin për veprimin e dhunshëm të autoriteteve të Serbisë, ndërsa kërkoi nga përfaqësuesit politikë të Luginës që të jenë të bashkuar në përgjigje të këtyre veprimeve dhe të marrin masa të koordinuara për kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu e akuzoi kryeministrin Hashim Thaçi për mospërkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Ky kryeministër i akuzon qytetarët e pambrojtur dhe të papërkrahur për dobësi. Kjo është e pandershme dhe pafytyrësi e papranueshme”, tha Aliu.

Kuvendi i Kosovës në rend dite në seancën plenare, përveç pikave të tjera, ka edhe zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio-Televizionit të Kosovës dhe anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës. Në mbledhjen e sotshme po ashtu pritet të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe katër anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close