Publikuar me datën: Mon, Mar 21st, 2011

Krasniqi kërkon nga EULEX të tërheq fletarrestin ndaj Limajt

Prishtinë, 21 mars – Zyrtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, kanë përsëritur të hënën se çështja për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Limaj është ende duke u diskutuar.

Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyrtarët e këtij misioni nga zyra për informim, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se “çështja e imunitetit ende është duke u qartësuar”.

Megjithatë, në deklaratën e EULEX-it thuhet se, “çështja imuniteti nuk e ndalon ndjekjen penale si dhe hetimet, të cilat janë duke vazhduar”, thuhet në deklaratën me shkrim të EULEX-it.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendi të Kosovë, Jakup Krasnqi, ka thënë se prokurorët e EULEX-it, duhet ta tërheqin fletë-arrestin për deputetin Limaj, pasi që, sipas tij, ai fletë-arrest është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Realisht, fletë-arresti duhet të tërhiqet, se ai bie në kundërshtim edhe me Kushtetutën, edhe me ligjet. Ndërsa, sa i takon imunitetit, deputeti ka imunitet që të mos arrestohet dhe të ndalet, po deputeti nuk ka imunitet për t’u zhvilluar procedurë hetimore ndaj tij”, ka thënë Krasnqi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe avokati mbrojtës i deputeti Limaj, Tomë Gashi, ka thënë se tashmë vetë ky mision e ka kuptuar se ka lëshuar një fletë-arrest në mënyrë jo ligjore.

Gashi ka thënë se konsideron që ky rast, më së miri do të zgjidhej sikur EULEX-i, ta tërhiqte fletë-arrestin.

“Juridikisht besoj që çështja më së miri zgjidhet nëse EULEX-i e tërheq fletë-arrestin dhe pastaj, procedura vazhdon në mënyrë normale. Imuniteti i deputeti Limaj nuk parandalon EULEX-in dhe asnjë mision tjetër të zbatuesve të ligjit që të hetojë rastin, të cilin e kanë hapur të themi ashtu, por e parandalon arrestimin dhe ndaljen e tij”, ka vlerësuar Gashi.

Avokati Gashi ka shprehur mendimin se misioni i EULEX-it, nuk do të rrijë në një vend rreth kësaj çështjeje, por, sipas tij, ata duhet t’i respektojnë edhe ligjet e vendit.

“Nëse tërhiqet fletë-arresti, i cili është ende aktual, atëherë edhe nëse ndodhë ndonjë akuzë pas përfundimit të hetimeve, detyrimisht Kuvendi i Kosovës, do të vendosë lidhur me imuniteti e zotit Limaj. Por, deri atëherë, nuk do të ketë kurrfarë arsye ligjore që të merren me këtë çështje juridike”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka thënë se çështja e imuniteti të deputetit Limaj, nuk ka shkuar në Kuvendin e Kosovës dhe as që do të shkojë, pasi që, sipas tij kjo nuk mund të ndodhë ashtu siç e ka paramenduar dikush nga zyrtarët e EULEX-it.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që ta dorëzojë imunitetin, në mënyrë që t’i shërbejë drejtësisë.

Limaj një deklaratë të tillë e ka dhe një ditë pasi që ndaj tij dhe disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, EULEX-i kishte lëshuar fletë-arreste nën dyshimet se kanë kryer krime lufte në fshatin Kleçkë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Shtetit javën e kaluar ka vlerësuar se nuk ka bazë ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit për ndjekje penale, për të cilën vepër deputeti nuk gëzon imunitet.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close