Publikuar me datën: Tue, Apr 26th, 2011

Krasniqi kërkon ndihmën e Holandës për liberalizim të vizave

Prishtinë, 26 prill   – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer të dielën në orët e vona nga vizita në Mbretërinë e Holandës, gjatë së cilës është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit holandez. Kryetari Krasniqi është pritur në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Holandës, znj. Gerdi Verbeet, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Politikë të Jashtme, kryetari i Senatit, z. Rene van der Linden, drejtori i Përgjithshëm për bashkëpunim evropian në Ministrinë e Jashtme, z. Robert de Groot, ku ishin të pranishëm edhe drejtori për Ballkanin, z. Cas van der Hoorst dhe përgjegjësi për Kosovën në këtë ministri, z. Thomas Claassen. Gjatë këtyre takimeve është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, në të gjitha fushat. Kryetari Krasniqi ka kërkuar nga autoritetet holandeze ndihmën e Mbretërisë së Holandës për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane, me theks të veçantë, ndihmën në procesin e liberalizimit të vizave, zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik të vendit etj. Kryetari Krasniqi dhe delegacioni që e shoqëronte, është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Philippe Couvrer dhe i ka bërë një vizitë ambienteve të kësaj gjykate. Një takim të veçantë, kreu i Kuvendit të Kosovës e ka pasur me bashkatdhetarët tanë në Mbretërinë e Holandës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close