Publikuar me datën: Wed, Jul 6th, 2011

Krasniqi: Jam i gatshëm t’ia thyej dhëmbët Thaçit

Prishtinë, 6 korrik – Deputeti i Lëvizjes

Vetëvendosje, Florin Krasniqi, gjatë një konference për medie mbajtur të mërkurën para Gjykatës Komunale në Prishtinë, ditën kur pritej të mbahej seanca e padisë që ai kishte bërë ndaj kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, pasi që ky i fundit e kishte quajtur Krasniqin kriminel, ka deklaruar se është i gatshëm për ballafaqim direkt me kryeministrin, madje edhe t’  ia thyej dhëmbët.

 

“Unë po du që problemin me të ta zgjidh me drejtësi, por ka edhe forma tjera që unë nuk po i du ato. Unë muj me dal me ja thy edhe dhomt. E meriton. Jo që nuk muj edhe nuk guxoj, dhe jo që se meriton ai edhe banda e tij, por kjo nuk është drejtësi”, ka deklaruar Krasniqi gjatë
kësaj konference.

 

Krasniqi ka insistuar që rasti i tij i padisë ndaj kryeministrit Thaçi të merret nga vendorët, e jo nga ndërkombëtarët, trasnemton “Zëri”

Florin Krasniqi, ka ngritur padi në Gjykatën Komunale të Prishtinës ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, duke e akuzuar atë për shpifje kundër tij dhe familjes së tij. Ky vendim i Krasniqit erdhi si kundërpërgjigje ndaj akuzave, të cilat ia ka adresuar ndaj tij Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5 nëntor të vitit të kaluar, përmes një komunikate të publikuar në media.

Në padinë, e cila përfshin gjithsej 14 pika, Krasniqi ka theksuar se akuzat të cilat i janë vënë përsipër atij nëpërmjet komunikatës në fjalë, sipas tij, janë shpifje dhe fyese për të dhe familjen e tij.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close