Krasniqi ia dorëzoi detyrën presidentes Jahjaga

Prishtinë, 8 prill – Shtatë ditë pasi situata e kishte risjellë në pozitën e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, prof.dr. Jakup Krasniqi dje ia dorëzoi kompetencat presidentes së porsazgjedhur Atifete Jahjagës. Pranim-dorëzimi, në përputhje me dispozitat kushtetuese, u bë menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit, mbrëmë rreth orës 20.
Jahjaga u zgjodh me 80 vota, nga 101 deputetë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ose me dy të tretat e parapara me Kushtetutë dhe që në rundin e parë.
Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë.