Publikuar me datën: Thu, Apr 19th, 2012

Krahas OSBE-së, edhe ilegalët mund të organizojnë zgjedhje

Dy organizime paralele të zgjedhjeve serbe në Kosovë do të mund të mbahen më 6 maj – një palë nga mekanizmat ndërkombëtarë për të cilët do të dakordoheshin Kosova dhe Serbia, dhe një palë tjetër nga strukturat ilegale që veprojnë lirshëm në veri. Fletëvotimet për organizimin e dytë tashmë kanë hyrë në Kosovë.

Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, në Zveçan, një komunë e banuar kryesisht me serbë, ka mbërritur materiali zgjedhor nëpërmjet rrugëve ilegale.

Edhe përfaqësues ilegalë të serbëve të veriut kanë dhënë zotimin se zgjedhjet lokale të Serbisë do të mbahen patjetër në komunat e Zubin-Potokut, Zveçanit dhe Shtërpcës.

“Besojmë se kjo qeveri tradhtare (Qeveria e Serbisë v.j.), e cila merret me shitjen e territorit të vet, do të zbres nga froni”, ka thënë Marko Jakshiq, nënkryetar i të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësive të Kosovës “Qeveria kombëtare… jo vetëm që do t’i njohë zgjedhjet, por edhe në komunat e tjera do t’i formojë qeveritë lokale”.

Serbia ka shpallur tri palë zgjedhjesh për 6 maj – presidenciale, nacionale dhe lokale. Fillimisht ishte deklaruar për t’i mbajtur edhe në Kosovë, por më vonë është tërhequr. Kosova dhe ndërkombëtarët kanë reflektuar në këtë, duke u përcaktuar për të mos lejuar zgjedhje lokale, ndërsa për ato presidenciale dhe nacionale janë në shqyrtim të mundësisë që ato të organizohen nga OSBE-ja, duke iu krijuar mundësi për votim vetëm kosovarëve me shtetësi edhe të Serbisë.

Në Qeverinë e Kosovës kanë shprehur këmbëngulësi për të përdorur gjithë mekanizmin shtetëror për të mos lejuar zgjedhjet që do të mund t’i organizonte Serbia

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close