Publikuar me datën: Mon, Dec 20th, 2010

KQZ: Mund të ketë anulime të tjera vendvotimesh

Prishtinë, 20 dhjetor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë ditës së hënë, pritet t’i marrë rekomandimet nga Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve (QNR), ku aktualisht është në përfundim e sipër rinumërimi i votave të rreth 740 vendvotimeve.

Ky rinumërim thuhet se ka ardhur si pasojë e mospërputhjes në mes të formularëve dhe votave në kutitë e votimit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i tha Radios Evropa e Lirë se kutitë e vendvotimeve, të cilat janë duke u rinumëruar, janë nga të gjitha komunat e Kosovës.

“Ka kuti nga të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, të cilat po rinumërohen. Ka nga Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica etj”, tha ajo.

Sipas Dakës, në bazë të raportit të QNR-së, mund të ketë edhe anulime të vendvotimeve, nëse evidentohen parregullsi të mëdha.

“Varet nga rekomandimi që na jep Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve, nga ajo se sa ka qenë i madh defekti dhe a ka mundësi të përmirësohet ose jo… Nëse jo, ata na japim rekomandimet dhe KQZ-ja vendos. Mund të ketë edhe anulim”, tha Daka.

Pothuajse të gjitha partitë politike kanë shprehur dyshime se nëpër komisionet komunale ka pasur keqpërdorime, ku thuhet se votat e njërit kandidat i janë shënuar kandidatit tjetër.

Megjithatë, KQZ-ja të shtunën ka vendosur kundër kërkesës së disa partive politike për t’i rinumëruar të gjitha votat e zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close