Publikuar me datën: Fri, Dec 10th, 2010

Kosovës i transferohet kësti i katërt i kredisë nga FMN-ja

Prishtinë, 10 dhjetor – Fondi Monetar Ndërkombëtar më 30 nëntor ka transferuar pjesën e katërt të kredisë në llogari të Kosovës, në vlerë prej 21 milionë e 761 mijë euro, apo 18 milionë e 760 mijë SDR, monedhë kjo zyrtare që përdoret nga FMN-ja. Në konto të Kosovës, nga ky fond, që prej 31 gushti janë transferuar 75 milionë SDR, apo rreth 87 milionë euro.
Kjo kredi, e konsideruar si e butë, i është mundësuar Kosovës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pas nënshkrimit të “Stand-By” marrëveshjes më 29 korrik të këtij viti. Marrëveshja “Stand-By” konsiderohet e vlefshme deri më 20 janar të vitit 2012.
Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe  të Financave nuk kanë dhënë shpjegime të enjten rreth transferimit të këstit të katërt të kredisë nga FMN-ja për këtë vit.
Kjo kredi i është dhënë Kosovës për tejkalimin e deficitit buxhetor të llogaritur në fillim të gjysmës së dytë të këtij viti. Deficiti primar i llogaritur për këtë vit u afrohej 220 milionë eurove, ndërsa zbritja e tij do të mundësohet edhe nga financimet e tjera ndërkombëtare, përfshirë edhe të ardhurat nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Botërore. 
Përqindja e kamatës të cilën do ta kthejë Kosova për kredinë në vlerë prej rreth 87 milionëve llogaritet të jetë rreth 0.57 për qind. Ndërsa e tërë shuma e të hollave që  Kosova pritet ta kthejë në formë të kamatës llogaritet të jetë në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.
Në fillim të implementimit të marrëveshjes me FMN-në, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, pati thënë se institucionet përgjegjëse financiare të Kosovës janë marrë vesh që Komisionit Evropian t’i raportojnë çdo gjashtë muaj për shpenzimet e bëra.
Ndërkohë, bazuar në raportin e rishikimit të buxhetit të bërë gjatë muajit qershor, arka e shtetit do të jetë e pambushur për mbi 200 milionë euro në proporcion me shpenzimet e parallogaritura me të hyrat buxhetore. Sipas raportit, të hyrat e parashikuara do të jenë në vlerën prej 1 miliard e 106 milionë euro. 
Fondi Monetar Ndërkombëtar ende nuk ka publikuar të dhëna mbi qëndrimin e një stafi gjatë fundit të muajit tetor në Kosovë. Ky mision ka bërë llogaritjet dhe inspektimet e mundshme financiare dhe gjendjen aktuale të buxhetit të Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close