Kosova veshtërson hyrjen në Bashkimin evropian

Kosova veshtërson hyrjen në Bashkimin evropian
publikuar 17 korrik 2010 21.00
Svenska dagbladet (Fletushka suedeze- gazeta e trete ditore)
Serbia don të bëhet antare e Bashkimit evropian dhe vendet antare janë të njëzëri për plotësimin e dëshirës të Serbisë. Por për sa kohë që cështja e Kosovës është ende e pazgjedhur s do të mundet as Serbia e as Kosova të kenë shpresa.
Integrimi evropian është pak a shumë si ngrahja e bicikletës: s´është e thënë të ngrash shpejtë gjithë kohës, por edhe nëse nuk i ngran fare rrëzohesh përdhé, thotë ministri i Serbisë për Bashkimin Evropian Bozidar Djelic.
Jashtë dritares të dhomës së mbledhjes që gjindet në qendër të Beogradit mund të shikohet kalimthi edhe departamenti i dukurshem i punëve të mbrendshëm apo më mirë të thuhet godina që ka mbetur. Pamja e jashtme tregon një vend të bombarduar nga Natoja ne vitin 1999 në mes të kryeqytetit serb ku muret me tjegulla janë të shkatërruar dhe duken kabllot e trasha të celikut, cilat janë të lakuara dhe të përhapura tej e përtej godinës.
Punët po shkojnë mirë për Serbinë, përkundrazi krizes financiare, tregon ministri. Fiati italian dëshiron të ndërtoj një fabrike ashtu si dhe Telecomi Gjerman (Deutsche Telecom) dëshiron të jetë përbërese e tregut serb. 80% të invemstime vijnë nga vendet e bashkimit evropian, e cila kundërshton iden se vendi ynë është i mvarur nga Moska.
Steorotypet për serbët janë të lodhshme: së pari ishim komunista, pastaj ultra nacionalista e tani jemi edhe shtet satilit rus, ofshan Djelic.
Që kur Kosova u vetëshpall shtet sovran në dimrin 2008 kanë qenë të gjitha mbledhjet midis BE edhe Serbisë të kidnapuara nga cështja e statutit të krahines, konflikt që e ben udhëtimin serb drejt BE të lëkundshëm.
Serbia ngulëkëmbë që ligji internacional nuk lejon shkëputjen e një copëze vendi pa pëlqimin e qeverisë dhe ka përkrahje nga Kina, Rusia dhe India, por edhe nga vendet e BE si Spanja, Rumania, Slovakia, Greqia edhe Qipro. Serbet e shohin Kosovën si djepin e tyre të kulturës, epiqendra e historisë së vendit që nga mesjeta me mijera kishe bysantine, manastire dhe monumente të tjera të cmuara që gjinden edhe sot e kësaj dite.
Shqiptarët nuk duan te pranojnë dicka tjetër përpos pavarësisë, dhe bazohen ne përbërjen e 90% të popullates së Kosovës dhe që drejtat e njeriut janë cenuar me shekuj. 22 vende të BE-n dhe mbi të gjithash SHBA kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Si Serbia dhe Kosova e di që asnjera nuk do te pranohen në BE me gjendjen e tanishme. BE nuk don të ketë edhe një vend tjetër të ndarë në dysh si Qipron, që shpesherë e vështirëson bashkëpunimin me Turqinë.
-Neve na duhet një kompromis midis Beogradit dhe Prishtines, gjithsesi kjo se sa të detyrojme zgjidhje nacionale të viteve 1900 ku njëri nacionalizëm fiton mbi tjetrin, andaj neve na duhet një zgjidhje evropiane, thote Djelici.
Një nënpunës i qeverisë tregon se duan të nxjerrin në pah një kompromis ku Kosova mund të jetë pothuajse e pavarur, me antarësinë e vet në valuten internacionale dhe në bankën botërore ku Prishtina negocion drejtëpërsëdrejti me BE- por nuk do të ketë një vend të vetin në OKB.
Shikojmë alternativat se si psh Hongkongu qëndron kundra Kinës ose si Åland e ka te qenët së bashku me Helsingforsin (Finland). Serbia dom e cdo kushtë të hyj në negociata me një shembull të ri. Afërsia drejtë BE ështe cështja më e rëndësishme e agjendes.
– Por do të ishte një ide e keqe nëse na bëjne tryzni dhe na detyrojnë të zgjedhim mes Evropes apo Kosoves.
– Ai politikan i cili – ose ajo politikane e cila e – pranon Kosovën është i vdekur. Ai ose ajo do të shihej si tradhëtari/ tradhetarja më i madhë/ madhe.
Të njëjtën kohë punojnë diplomatet evropian me të madhe për zgjidhje tjera. Njëra nga idetë është ndarja e veriut të Kosovës ku pjesa serbe ka statusin e vetë .
– Veriu i Kosovës mund të fitoj një status të vecantë si ai i Tirolijugor në Itali ose si Irlanda veriore nën Britaninë e Madhe, shpjegon një diplomat evropian.
Të enjtën do të deklaroj Gjykata internacionale e Hages nëse pavarësia e Kosovës është në përputhshmëri me ligjet internacionale. Serbia shpreson se Kosova do të detyrohet të merr pjesë në negociata, përkundrazi faktit se shtetivetëshpallur nuk pranon të heq dorë nga pavarësia.
Udhetimi i Kosoves drejtë pavarësisë
Të dhënat:
Kosova u shpall njëanshëm si shtet i pavarur nga Serbia në shkurt të 2008, nëntë vite mbas luftes së 1999 mes trupave të sigurisë së Beogradit dhe njësiteve guerile shqiptare. Kosova u bë prokterarial internacional nën udhëheqjen e OKB-së, e cila patrullohet nga trupat paqëruajtëse të Natos. BE- dërgoi 2008 policin – dhe misionin e drejtesisë, Eulex, për të marr përsipër gjendjen e krizës dhe ndërtimin e një shteti ligjor.
Që nga dita kur Kosova u shpall shtet në veti, republike me dy milion banor, ka filluar të themeloj disa nga shenjat e para të pavarësisë si psh. ligji i ri, pasaporta të tyre dhe kontakte diplomatike me shtetet tjera. Bisedimet e para të përcarta me BE –në për tregëti dhe visa sapo kanë filluar.
69 vende e kanë pranuar Kosovën, mes tjerash edhe SHBA-të, vendet e BE-së përvec Spanjës, Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Slovakisë, që gjitha këto vetë kanë pakica kombëtare me synime për pavarësi. Serbia mbështet nga Rusia, Kina, Brazili dhe India.
Kosova vuan nga korruptim i perhapur në të gjitha pozitat si në postet e larta si nga pozitat e larta dhe ato të ulta kur të njëjten kohë kanë papunësi për rreth 40% të popullatës.