Publikuar me datën: Mon, Jan 31st, 2011

Kosova shqyrton mundësinë për ta njohur Sudanin e Jugut

Prishtinë, 31 janar –  Kalimi i referendumit për pavarësi në Sudanin e Jugut do të formalizohet deri në korrik të këtij viti. Menjëherë pas kësaj Kosova pritet të rreshtohet përkrah vendeve që do ta njohin pavarësinë e këtij vendi dhe kësisoj Kosova me këtë do të shënojë vendimin e parë të saj për të njohur një vend si të pavarur, shkruan sot Koha Ditore
Institucionet e vendit pritet që deri në muajin gusht të konfirmojnë edhe zyrtarisht qëndrimin e tyre për të njohur pavarësinë e Sudanit të Jugut, vend ky që ka zhvilluar referendum për pavarësinë e tij më 10 janar të këtij viti dhe ku zyrtarisht 98,57 për qind të popullatës së këtij vendi me të drejtë vote kanë votuar pro ndarjes nga Sudani i Veriut, pas afërsisht 2 dekadave të konfliktit të përgjakshëm mes këtyre dy vendeve, ku thuhet të kenë mbetur të vdekur mbi 2 milionë njerëz.
Sipas zëvendësministres në largim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, qëndrim i tyre për ta njohur Sudanit e Jugut mund të dihet vetëm atëherë kur kjo ministri pranon kërkesë formale nga institucionet e Sudanit të Jugut për t’u njohur nga Kosova.
“Ne nuk kemi pranuar kërkese formale nga ky vend dhe kurdo që të pranojmë kërkesë, atëherë edhe do të dihet qëndrimi ynë në lidhje me këtë”, ka thënë zëvendësministrja Çitaku.
Sipas saj, vendimi eventual i Kosovës për të njohur Sudanin e Jugut do të bëhet në partneritet të plotë, siç ka thënë ajo, me partnerët ndërkombëtarë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close