Publikuar me datën: Thu, Feb 17th, 2011

Kosova shënon përvjetorin e tretë të Pavarësisë

Në ditëlindjen e tretë si shtet i pavarur, Kosova njihet nga 75 vende të botës dhe shtetësia e saj është bekuar edhe nga mendimi i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Por, edhe në këtë përvjetor, Kosova po shënon jo më pak sfida se më pare – në mos më shumë.

Shtetit të ri, të vogël, me ekonomi të dërmuar nga e kaluara, me shkallë të lartë të papunësisë, iu shtuan këtë vit edhe një sërë telashesh tjera.

Këtë vit Kosova ditëlindjen e feston me një ushtrues detyre të presidentit, qeveri në dorëheqje dhe Kuvend të shpërbërë, ndonëse java që vjen pritet t’i japë fund këtij ngërçi politik, i cili e ka kapluar vendin që nga 2 nëntori i 2010-ës.

Mbi të gjitha, është reputacioni ndërkombëtar ai që kapësuar goditje, të paktën sipas përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, nisur nga mashtrimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit dhe përpjekjet jo të mjafueshme për të luftuar korrupsionin.

Shtet prej tre vjetësh, Kosova po hyn në këtë periudhë edhe me barrën e raportit të hartuar nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, i miratuar po nga ky institucion, për dyshimet mbi “trafikim organesh nga ish zyrtarë të lartë të UÇK-së”.

Me këtë “barrë”, Prishtina pritet të hyjë edhe në bisedime mbi çështje teknike me Beogradin, për të cilat një numër vëzhguesish vendorë e ndërkombëtarë, kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të jenë edhe aq teknike sa proklamohen.

Por, për faktorin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, rëndësi të madhe ka fillimisht zhvillimi i demokracisë dhe i ekonomisë, si dy shtyllat kryesore që do të mund ta çonin Kosovën drejt përmirësimit të përditshmërisë për kosovarët dhe imazhit që shteti i ri ka në rrafshin ndërkombëtar.

Pritjet janë që institucionet e ardhshme të Kosovës, me gjithë skepticizmin që mund të ekzistojë mbi qëndrueshmërinë e tyre, ta çojnë shtetin e ri drejt përmbushjes së zotimeve për integrime evropiane, duke qenë se mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit duhet të kërkojnë leje për të lëvizur lirshëm.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close