Publikuar me datën: Tue, Jan 25th, 2011

Kosova rrezikon humbjen e 200 milionë eurove nga FMN-ja

Prishtinë, 25 janar – Kosovën e pret deficit i madh buxhetor, për shkak se planifikimet të cilat janë mbështetur në ndihmën financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mund të dështojnë.

Burime të gazetës brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se rrezikohet rëndë të humbet ndihma financiare për vitin 2011 prej 200 milionë euro nga FMN-ja. “ Për shkak se nuk i është përmbajtur marrëveshjes për mosrritjen 50 për qind të pagave, me FMN janë prishur punët, ka mundësi që FMN-ja të mos e japë ndihmën. Ndërkohë që projektbuxheti është planifikuar edhe me këtë 200 milionësh.

Zyrtarisht nga Qeveria thonë se nuk kanë marrë asnjë shkresë nga FMN-ja për mosdhënien e ndihmës. “Deri më tash nuk na ka ardhur asnjë vendim i FMN-se se nuk do të jepet kjo ndihmë”, ka thënë për gazën “Zëri” Muharrem Shahini nga Zyra për informim e Ministrisë për Ekonomi edhe Financa (MEF). Ai ka thënë se sa u përket pagave këtë fund javë ministri në dorëheqje i MEF-it, Ahmet Shala, do të shkoj në Uashington për të folur në detaje për buxhetin.

Mirëpo, edhe zyrtarisht shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Jose Sulemane, ditë më parë për Zeri ka deklaruara se ”nëse Qeveria nuk i përmbahet marrëveshjes me FMN-në, për rritje pagash më së shumti 7 deri 8 për qind, atëherë vendi rrezikon t’i humbë ndihmat financiare nga ky institucion”.

Pos ndihmës financiare të FMN-së, Qeveria e Kosovës ka llogaritur që në vitin 2011 të inkasojë edhe 300 milionë euro nga shtija e PTK-së, duke e minimizuar kështu vlerën e kësaj ndërmarrjeje, derisa në Serbi shteti i ka caktuar çmimin fillestar te 51 për qind të aksioneve të Telekomit serb vlerën prej 1. 4 miliard euro.

Për të realizuar premtimet e dhëna në fushatë që të mbledhin sa më shumë vota, qeveria në dorëheqje i ka shtuar edhe parashikimet për mbledhjen e të hyrave nga Doganat e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ATK.

Projektbuxhetit, i cili pritet të miratohet sivjet pas konstituimit të Qeverisë për doganat nga 702 milionë janë rritur planifikimet në 887 milionë euro, kurse për ATK-në nga 300 në 375 milionë euro. Pra, në total, pritet te gjenerohen nga këto dy institucione mbi 250 milionë euro më shume se në vitin 2010.

Duke e marrë parasysh ekonominë e madha joformale dhe pamundësinë për të realizuar qind për qind këto planifikime dhe rrezikun për humbjen e ndihmës së FMN-së sipas burimeve të gazetës mbledhja e këtyre mjeteve do të reflektojë në rritjen e taksave ose në shitjet tjera.

Nëse Qeveria e Kosovës dështon që të mbledhë 250 milionë nga Dogana dhe ATK-ja, 200 milionë nga FMN-ja dhe 300 milionë nga shitja e PTK-së, atëherë këto para duhet shikuar prej nga do t’i sigurojë qeveria e ardhshme.

Ekspertët e ekonomisë thonë se planifikimet e bëra mbi shpenzimet buxhetore tejkalojnë kapacitetet e mekanizmave mbledhës të të hyrave, prandaj me vendimet e fundit vendi ynë rrezikon seriozisht stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë buxhetore me një deficit buxhetor të paparë deri më tani.

“Them kështu, meqë të hyrat shtesë të planifikuara në këtë vit janë rekorde për ecuritë e buxhetit nëpër vite dhe si të tilla kalojnë çdo parashikim optimist, qoftë të përformancës së ekonomisë qoftë edhe të mekanizmave mbledhës, respektivisht të Doganës dhe ATK-së”, ka thënë drejtori i institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se do të ishte gabim i rëndë nëse dërgojmë sinjale mospërfillëse në relacion me marrëveshjet ndërkombëtare meqë kështu rrezikojmë seriozisht besimin dhe për më tepër ndihmat financiare të premtuara nga këto institucione.

“Rritja e pagave ka kthyer marrëveshjen me FMN-në në nivelin zero, prandaj çdo ndryshim buxhetor dhe çdo aprovim potencial nga Parlamenti i Republikës nuk mund të bëhet pa një nënshkrim paraprak të një marrëveshje të re me FMN-në”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, kjo marrëveshje e re mund të bëhet vetëm atëherë nëse Qeveria ka një plan serioz, të hyra të qarta buxhetore dhe rrjedhimisht arrin të bindë FMN-në për aftësitë mbledhëse të saj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close