Publikuar me datën: Sun, Nov 7th, 2010

Kosova renditet e 173-ta, sa i përket mbrojtjes së investitorëve

Prishtinë, 7 nëntor – Kosova është e fundit në rajon dhe ndër të fundit në botë  sa i përket mbrojtjes së investitorëve. Në raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Business 2011 (Të bësh biznes 2011)”, sa i përket mbrojtjes së investitorëve, Kosova është renditur në vendin e 173-të, në mesin e 183 shteteve në botë. Kjo renditje, nga ekspertet është cilësuar tejet negative për Kosovën, duke pasur parasysh nevojën për investime të jashtme, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Nagip Skenderi, profesor në UP, ka thënë se një renditje e tillë do të ndikojë në nivelin e investimet e huaja për vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se investitorët e huaj, para se të investojnë në një vend, i konsultojnë raportet e Bankës Botërore, por edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por, Mustafë Hasani, kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve (APIK) thotë se raporti nuk do të ndikojë në rënien e investimeve për vitin e ardhshëm.
“Këto raporte nuk janë se edhe ndikojnë në ngritjen e investimeve të jashtme, pasi Maqedonia në vitin e kaluar është renditur shumë mirë, por nuk ka më shumë investime se që ka pasur në vitin e kaluar. Edhe Kroacia njëjtë”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, mungesa e ligjeve ka ndikuar që renditja në aspektin e mbrojtjes së investitorëve të jetë shumë negative.
“Shembull e kemi ligjin për ndërmarrjet i cili është në Parlament, por nuk di pse nuk po kalon, por ka edhe projektligje të tjera që duhet të miratohen”, ka thënë ai.
Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, ka thënë se kritikat dhe problemet të cilat janë në raportin e BB-së duhet të merren seriozisht dhe nevojiten hapa konkretë për zgjedhjen e tyre. Ai ka thënë se në Kosovë investitorët e huaj ende ballafaqohen me burokraci të tepruar në rastin e zgjidhjes e problemeve të tyre.
“Kemi prolongimin e zgjidhjes së problemeve të investitorëve, gjithashtu atyre u kërkohen ryshfet – mito. Dhe një investitor, i cili has në këto vështirësi, do të ndërrojë kahun dhe kapitalin e vet do të investojë në shtete të tjera të rajonit”, ka thënë Gërxhaliu.
Kryetari i OEK-ut ka thënë se duhet një përkrahje me e madhe e bizneseve vendëse, pasi kjo, sipas tij, do të ndikonte në përmirësimin e ambientit biznesor, por edhe në rritjen e investimeve të jashtme.  
Mustafë Hasani, kryshef i APIK-ut, ka thënë se në fund të muajit shtator është formuar Grupi Ndërministror për Reformimin e Ambientit të Biznesit. Por, ky grup nuk ka arritur që të mblidhej asnjëherë për shkak të krizës qeveritare. “Nuk di sa do të punojë ky grup, pas rënies së Qeverisë”, ka thënë ai.
Kryeshefi i APIK-ut ka thënë se është duke u punuar në hartimin e një dokumenti me rekomandime konkrete për qeverinë, i cili do të ndikojë në përmirësimin e renditjes së Kosovës në raportin e vitit të ardhshëm. “Deri më tani ky dokument nuk është përgatitur dhe ne e kemi ditur se renditja e Kosovës në raportin e BB-së nuk do të jetë më e mirë se në vitin e kaluar, pasi kanë munguar veprimet konkrete”, ka thënë kryeshefi i APIK-ut.
Investimet e huaja, sipas tij, përveç mbrojtjes së tyre, kanë të bëjë edhe me respektimin e kontratave dhe zgjidhjen e kontesteve biznesore. Hasani thotë se krijimi Arbitrazhit, do të ketë ndikime pozitive në këtë aspekt. Ai ka thënë se USAID-i ka licencuar Odën Ekonomike Amerikane dhe Odën Ekonomike të Kosovës, që të fillojnë me përgatitjen e personave për të qenë arbitër në zgjidhjen e kontesteve biznesore. 
Profesori i së Drejtës Biznesore, Riza Smaka, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën e hapave konkretë për përmirësimin e kushteve për të bërë biznes në Kosovë. Ai ka thënë se sistemi gjyqësor është në kolaps, i cili ndikon direkt në mungesën e investimeve të jashtme në Kosovë.
“Konsiderohet, sepse nuk kemi statistika të sakta, se i kemi plot 200 mijë raste gjyqësore që janë të paprekura. Konsiderohet se janë dhjetëra mijëra lëndë – raste të përfunduara, por nuk përmbarohen. Kjo është më brengosëse, sepse del që kur një rast nuk përfundohet nuk përfillet ligji, pasi akti i përfunduar është ligj, ekzekutiv. Gjithashtu, ka shumë lëndë të janë humbur, janë zhdukur dhe krimi i organizuar qëndron prapa”, ka thënë Smaka dhe ka shtuar se këto fakte ndikojnë te investitorët e jashtëm që të mos vijnë në Kosovë. “Ata nuk e kanë mbështetjen e gjyqësorit në realizimin e kontratave të tyre, pasi kudo në botë kontrata e ka rolin e aktit ligjor që duhet të përfillet, nëse jo vullnetarisht atëherë me proces gjyqësor. Kjo merret menjëherë se nuk ka siguri juridike dhe investimet janë tepër të rrezikuara”, ka shtuar ai.
Smaka ka kërkuar që Ligji i arbitrazhit, i cili është miratuar, të plotësohet me akte nënligjore dhe të fillojë zbatimi i tij. “Institucioni i arbitrazhit është një alternativë për zgjidhjen e konflikteve juridike biznesore, i cila aplikohet në shumë shtetet.
Në tri vitet e fundit në Kosovë kemi pasur trend të rënies së investimeve të huaja në Kosovë. Në vitin 2007, sipas të dhënave të BQK-së, investimet e huaja kanë qenë në vlerë prej 440 milionë eurosh. Në vitin 2008, investimet e huaja kanë qenë 366 milionë euro. Kurse në vitin 2009 ato kanë rënë në 291 milionë euro.
“Të bësh biznes 2011” (Doing Business 2011) e rangon Kosovën në vendin e 119-të nga 183 shtete ku bëhen këto matje. Në krahasim me një vit më parë, Kosova ka shënuar më keq për gjashtë vende, nga vendi i 113-të që ishte ranguar një vit më parë.
Përveç mbrojtjes së investitorëve, Kosova në vendin e 173-të është renditur edhe sa i përket marrjes së lejeve të ndërtimit. Për themelimin e biznesit, Kosova është renditur në vendin e 163-të, ndërsa për zbatimin e kontratave në vendin e 155-të. Vendi i 130-të i ka takuar sa i përket tregtisë ndërkufitare, kurse në regjistrimin e pronës 65, marrja e kredisë (32), pagimi i taksave (41), mbyllja e biznesit (31).

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close