Publikuar me datën: Fri, Jan 18th, 2013

Kosova prezanton prodhimet bujqësore dhe ushqimin në Berlin

Në Javën e Gjelbër Ndërkombëtare në Berlin përfaqësohet edhe Kosova nëpërmjet ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, i cili së bashku me 83 ministra homologë nga shumica e shteteve të botës, të enjten mori pjesë në hapjen e kësaj ngjarje promovuese që vlerësohet të jetë më e madhja në botë sa i përket promovimit të ushqimit.

Në kuadër të kësaj jave, ushqimi dhe produktet kosovare po prezantohen edhe në panairin më të madh botëror për ushqim, bujqësi e kopshtari dhe përmes një restoranti kosovar, të kontraktuar nga MBPZHR-ja, me lëngje tona, birrën “Peja”, me verëra dhe produkte të tjera për vizitorët.

Stavileci tha se përpos ekspozimit të prodhimeve kosovare dhe prezantimit të kulturës dhe traditës së ushqimit, MBPZHR-ja ka përgatitur edhe materiale të ndryshme reklamuese, përmes së cilave synon të rrisë publicitetin e produkteve kosovare në Gjermani. “Ky është një prej panaireve më të rëndësishme të bujqësisë dhe ushqimit. Vitin e kaluar kemi qenë vetëm vizitorë dhe i patëm parashtruar vetes qëllim që sivjet t’i kemi edhe ne prodhimet tona dhe në të njëjtën kohë vizitorëve të ju ofrojmë edhe mundësi të tjera për të njohur më shumë Kosovën, jo vetëm sa i përket prodhimit, por edhe traditës dhe kulturës sonë. Pra, është hera e parë që Kosova ka një pavijon të tillë, i cili shërben si portë e madhe për mijëra vizitorë për tu njohur me vendin tonë. Gjithashtu, enkas për këtë ngjarje, kemi përgatitur edhe një libër fotografish, ku janë të përmbledhura fotografitë më të mira të bukurive tona natyrore dhe këto po shërbejnë edhe si një element shtesë për vizitorët”, tha Stavileci.

Pavijoni kosovar i ushqimit sot ishte përzgjedhur të vizitohet edhe nga ministrja federale e Bujqësisë dhe Ushqimit të Gjermanisë, Ilse Aigner, dhe nga kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Wowereit, të cilët u ndanë shumë të kënaqur me cilësinë e ushqimit të shërbyer kosovar. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme panairin e ka vizituar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Produktet e tyre ushqimore në një hapësirë prej 115 000 m2 janë duke i ekspozuar rreth 70 shtete, me gjithsej 1 630 ekspozues. Numri i vizitorëve që pritet ta frekuentojnë këtë panair deri më 27 janar do të jetë rreth 400 mijë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close