Publikuar me datën: Fri, Mar 11th, 2011

Kosova pret udhëzuesin për vizat

Prishtinë, 11 mars – Kosova tashmë pret një dokument zyrtar që do të specifikojë në mënyrë të detajuar se çka më tutje duhet të plotësohet në këtë drejtim, që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza, ka thënë të premten ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në takimin e nëntë të radhës të Grupit punues për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, që u mbajt në ambientet e Ministrinë së Punëve të Brendshme.

Në këtë takim pos ministrit Rexhepi morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të vendit dhe të atyre ndërkombëtare. Në takim po ashtu u prezantuan të arriturat e fundit të institucioneve të vendit lidhur me këtë proces.

Ministri Rexhepi para zyrtarëve të pranishëm theksoi se “në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë ka qenë një komision vlerësues që i kanë dhënë opinionet e veta dhe se me këtë rast është thënë se ka pasur përparim në këtë drejtim”.

Sipas Rexhepit, tashmë Kosova pret një dokument zyrtar që do të specifikojë në mënyrë të detajuar se çka më tutje duhet të plotësohet në këtë drejtim, që qytetarët e Republikës së Kosovës të udhëtojnë pa viza.

“Jemi shumë real në pritjet tona. Dëshirojmë që të na jepet shansi që edhe ne sikur shtetet tjera të marrim dokumentin, të jemi partnerë zyrtar në këtë drejtim dhe ne do t’i përmbushim kushtet që kërkohen në procesin e liberalizimit të vizave. Me të drejtë presim që edhe ne t’i gëzojmë benefitet si të gjitha shtetet tjera në rajon”, tha ministri Rexhepi.

Sefedin Kuçi, shef i Divizionit për kufi në MPB, gjatë këtij takimi i prezantoi statistikat lidhur me kthimin e qytetarëve gjatë vitit 2010. Ai tha se gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë kthyer gjithsej 5.198 persona. Nga ky numër i përgjithshëm i të kthyerve, 2.103 prej tyre janë kthyer në mënyrë vullnetare, ndërsa 3.095 janë kthyer pa vullnetin e tyre.

Sipas statistikave të prezantuara në këtë takim, bëhet e ditur se pesë shtetet që kanë kthyer në së shumti qytetarë janë: Gjermania, e cila ka kthyer 935 veta, Austria – 888, Suedia – 793, Zvicra – 736, ndërsa në këtë grup hyn edhe Franca prej nga janë kthyer 377 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close