Publikuar me datën: Sat, Oct 22nd, 2011

Kosova pret që strukturat e Serbisë në veri të shpërbëhen vetë!

Prishtinë, 22 tetor – Autoritetet kosovare kanë shprehur pritjet të premten që strukturat e Serbisë në veri të shpërbëhen vetë. Këtë hap e shohin si kundërvlerë që fqinji verior duhet të japë për të ecur përpara në procesin integrues.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Brukseli zyrtar do t’i vërë kusht Serbisë marrjen e statusit të vendit kandidat, me heqjen e strukturave të saj nga i gjithë territori i Kosovës. Pritjet e tij janë që rezultatet të shihen shpejt. Madje, brenda vitit.

“Unë jam shumë i sigurt se në ditët në vijim do të ketë presion të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që para marrjes së statusit të kandidatit të fillojë procesi i shpërbërjes së strukturave ilegale në veri”, ka thënë Hoxhaj. “E tërë përpjekja ime dhe tërë përpjekja e Qeverisë është që dhënia e statusit të kandidatit (Serbisë v.j.) të ndërlidhet me një proces të shpërbërjes së këtyre strukturave ilegale”.

Veriu i Mitrovicës dhe tri komunat veriore – Leposaviqi, Zveçani, Zubin-Potoku – drejtohen nga njerëz që kanë marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia ka organizuar në Kosovë. Institucionet që kryejnë shërbimet publike janë po kështu të Serbisë dhe financohen nga ky shtet. Për rrjedhojë, institucionet e Kosovës nuk janë të pranishme në këtë pjesë.

Komisioni Evropian për herë të parë në Raportin e Progresit të sivjetmë ka evidentuar faktin që Serbia ka strukturat e saj në Kosovë. Kjo përbënte shqetësim për vendet me më ndikim të BE-së, që duan shpërbërjen e tyre. Madje, kancelaria gjermane, Angela Merkel, në fund të muajit gusht, në sy të presidentit serb Boris Tadiq kishte lënë porosinë në Beograd se “nëse Serbia dëshiron që të fitojë statusin e kandidatit … ajo duhet t’i shuajë strukturat paralele”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close