Publikuar me datën: Fri, Aug 26th, 2011

Kosova, para BE-së, vetëm për konsum të brendshëm

Beograd, 26 gusht – Pas shumë deklaratave që kanë dhënë zyrtarët serbë pas vizitës së kancelares gjermane në Beograd, të enjten në mbrëmje ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, duke thënë se nuk do të braktisë “politikën e ruajtjes së interesave kombëtarë në Kosovë dhe të udhëheqjes së Serbisë kah BE-ja”, sepse për këtë politikë, siç ka thënë Tadiq, ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Serbisë.

Nëse politika evropiane do të kërkojë që Serbia të përcaktohet, përgjigjja ime do të jetë: Serbia nuk heq dorë nga interesat e saj legjitimë, transmeton REL.

“Serbia nuk do ta braktisë popullin e saj në Kosovë, por nuk do të heqë dorë as nga euro-integrimet. Nëse politika evropiane do të kërkojë që Serbia të përcaktohet, përgjigjja ime do të jetë: Serbia nuk heq dorë nga interesat e saj legjitimë”, ka thënë Tadiq, duke pranuar mundësinë që Serbia, këtë vit, të mos e marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Deputetja e pavarur në Parlamentin e Serbisë, Vesna Peshiq, thotë se kjo sjellje e Beogradit zyrtar ndodh vetëm për konsum të brendshëm.

“Mendoj se Tadiqi dhe krerët e lartë të qeverisë sonë janë të zemëruar në kancelaren Angela Merkel, sepse atë çfarë e ka thënë privatisht, ajo e ka thënë edhe në publik. Andaj, Tadiqi duhet të marrë tani një qëndrim më të mprehtë dhe më të ashpër, që të mos duket se është dorëzuar para kancelares”, thotë Peshiq.

Rastësisht ose jo, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq – vetëm dy ditë pasi Merkel e ka porositur Beogradin se çfarë duhet të bëjë – ka udhëtuar drejt Banja Llukës.

Nga presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ai ka kërkuar që të përdorë ndikimin e tij në Bosnjë e Hercegovinë, në mënyrë që “përfaqësuesi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të përkrahë qëndrimet e Beogradit në lidhje me situatën aktuale në Kosovë”.

Por, përse zyrtarët në Beograd e kanë të rëndësishme të theksojnë se nuk do t’i pranojnë kushtet e Bashkimit Evropian që përfshijnë lëshime ndaj Kosovës?

Ish-ambasadorja Vesna Peshiq e arsyeton këtë me, siç thotë, të ashtuquajturin presion të brendshëm.

“Nga Kisha, të gjithë me radhë besojnë se Serbia nuk duhet të braktisë Kosovën. Prandaj Tadiqi, për shkak të zgjedhjeve që pasojnë, për shkak të presionit të brendshëm, duhet të reagojë më ashpër”, thotë Peshiq.

Por, në anën tjetër, shtrohet pyetja nëse Tadiq po rrëshqet kah politika e Vojisllav Koshtunicës, i cili vite më parë i ka thënë “jo” Bashkimit Evropian për shkak të Kosovës – politikë kjo që atëbotë ishte kundërshtuar nga presidenti aktual serb.

Sot kur Koshtunica thotë se Serbia “duhet në mënyrë të qetë dhe të matur të tregojë se nuk do të paguajë hyrjen në BE me territorin e saj”, pozicion gati identik thuhet të ketë edhe Tadiqi.

Profesori në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, Predrag Simiq, thotë se politika e dy zyrtarëve ngjan shumë.

“Është disi paradoksale që Qeveria e Partisë Demokratike, praktikisht pas tre vjetësh, përballet me të njëjtën çështje që ka stopuar Qeverinë e Koshtunicës – e ajo është çështja e Kosovës. Kjo mund të nënkuptojë kthimin e një politike vetëqeverisëse”.

“Kam frikë se po hyjmë në një situatë, e cila nuk është aspak e mirë. Mendoj se ajo që është bërë me shumë kujdes për vite me radhë dhe në të cilën Tadiqi ka këmbëngulur veçanërisht, në muajt e fundit po vihet në pikëpyetje”, thotë Simiq.

Sidoqoftë, Beogradi thuhet se do t’i hapë të gjitha kartat në seancën e Këshillit të Sigurimit të hënën, duke shpresuar se do të arrijë, siç thuhet, dënimin e përdorimit të njëanshëm të forcës në veri të Kosovës

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close