Publikuar me datën: Fri, Sep 21st, 2012

Kosova pa veriun ka 1,739,825 banorë

Kosova, pa tri komunat e veta në veri, ka 1,739,825 banorë. Nga ky numër 25,532 janë serbë, 18,738 turq, romë 8,824, ashkalinj  15,436,  dhe 10,265 goranë, u tha sot gjatë një konference me rastin e publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, që u zhvillua në prill të vitit të kaluar. Drejtor i Divizionit statistikor të OKB-së, Paul Cheung, tha sot se ky regjistrim   tani mund t’iu shtohet regjistrave të suksesshëm që janë realizuar nëpër botë në programin botëror 2012 të regjistrimit të popullsisë.

Edhe drejtori i Zyrës Evropiane të Statistikave, Walter Radermacher, tha sot përmes një video incizimi, pasi nuk ka mundur të ishte prezent në Kosovë, se “Regjistrimi i popullsisë është kryer në mënyrë relativisht të suksesshme  dhe ka rezultuar me shifra të besueshme”. Sipas tij, regjistrimi është zhvilluar në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare për regjistrimin e popullsisë me rajonin e Evropës.

“Ne kemi investuar 6 milion euro për këtë operacion, ku në këtë shumë hyjnë asistenca teknike për të kontribuar në fondin e e mirëbesimit të donatorëve dhe për të mbështetur monitorimin ndërkombëtarë”, ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, njëherit edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Gjatë konferencës u bë e ditur se Prishtina ka 198,897 banorë, Deçani 40,019, Gjakova 94,556; Gjilani 90,178; Istogu 39,289; Kamenica 36,085 dhe Podujeva me 88,499 banorë. U bë po ashtu e ditur në Kosovë janë 875,900 meshkuj dhe 863,925 femra.

Ky regjistrim nuk ishte bërë në pjesën veriore të Mitrovicës, në Leposaviq, në Zubin Potok dhe në Zveçan për shkak se  ishte kundërshtuar nga serbët lokalë.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës është vlerësuar se në veri janë 40 mijë banorë, dhe kjo shifër do t’i bashkëngjitet rezultatit ?nal të regjistrimit të popullsisë.

Regjistrimin e fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, qe mbajtur më 1981. Sipas të dhënave të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë të vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë.

ASK sot ka bërë publike se 1 milionë e 739 mijë e 825 persona janë banorë rezidentë të Kosovës, ku nga ta  92.93% janë shqiptarë. Në këto rezultate thuhet se ka rënë lindja shumë në dekadën e fundit.  Po ashtu  61% e popullsisë jetojnë në zonat rurale, ndërsa 35% janë ekonomikisht jo aktivë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close