Publikuar me datën: Sat, Aug 14th, 2010

Kosova merr garanci për nxitje të njohjeve

Prishtinë, 14 gusht – Kosova ka marrë dy konfirmime për mbështetje lobimi rreth njohjes së shtetësisë dhe për sigurim përkrahjeje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Hillary Clinton, sekretare amerikane e Shtetit, dhe Ekmeleddin Ihsanoglu, sekretar i përgjithshëm i Konferencës Islamike, kanë kumtuar se do të bëjnë të pamundurën për të nxitur sa më shumë njohje. Clinton i ka shkruar ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, kurse Ihsanoglu myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Clinton. “Opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përforcoi në mënyrë të vendosur qëndrimin tonë të hershëm se Deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Ndërkaq, letra e Ihsanoglu nuk është publikuar, por myftiu Tërnava ka cituar përmbajtjen e saj, pas një takimi që ka pasur të premten me kryeministrin Hashim Thaçi.
“Mua më vjen mirë që sot para jush deklaroj se dje kam marrë një letër nga sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike, z. Ihsanoglu, dhe se menjëherë pas marrjes së vendimit të GJND-së i pata dërguar një letër, dhe i cili thotë që ‘me tërë përkushtimin që kam, unë si sekretar i përgjithshëm do të bëj të pamundurën të rrjedhin njohje të reja për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur’”, ka thënë Tërnava. “Sigurisht që ne do të shfrytëzojmë të gjitha rrugët diplomatike që janë të mundshme, miqësinë që kemi me shumë kolegë tanë anekënd botës, e veçanërisht në botën arabe dhe islame”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close