Kosova lëkundet nga një tërmet i lehtë

PRISHTINE- Një tërmet i lehtë është regjistruar sot në Kosovë. Tërmeti është ndjerë në Prishtinë në orën 14:40 të ditës se sotme. Tërmeti thuhet se ishte i fuqisë 4.5 ballë i shkallës Rihter. Nuk ka njoftime për dëme materiale ose të lënduar. Sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës.
Lëkundjet sizmike në Kosove janë të rralla dhe relativisht të lehta. Në Ballkan zona më sizmike është në Turqi e Greqi. Megjithatë së fundi toka ka pësuar një lëkundje të fortë nga tërmeti i fuqishem 8.8 ballë që goditi Kilin, cka ka zhvendosur disa qytete dhe vetë tokën nga boshti i saj. Gjatë këtij viti ka patur mjaft lëkundje sizmike në gjithë botën, por gjjthsesi Ballkani është larg unazës së zjarrit që gjendet në paqësor, e cila është zona më e rrezikuar nga tërmete e vullkane të fuqishme.