Publikuar me datën: Wed, Jul 27th, 2011

Kosova – kjo tokë është e jona

23:39 Forca të mëdha policore, si dhe ato të policisë së EULEX-it janë vendosur në urën e Ibrit që ndanë jugun nga veriu. Televizionet kosovare kanë raportuar së fundi se është bllokuar qarkullimi nëpërmjet kësaj ure. Nuk dihen arsyet e këtij përforcimi policor, por është raportuar se rreth 200 serbë janë vërejtur afër urës.

 

23: 10 Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë Fernando Gentilini, as që është marr fare me akuzat e kryeministrit Thaçi drejtuari misionit të EULEX-it për siç ka thënë ai neglizhencën qe po e bëjnë këta të fundit karshi shtrirjes së autoritetit në veri.

Gentilini gjatë një prononcimi në KTV, ka dënuar aktet e dhunës qe kanë ndodhur këto ditë, ndërsa ka potencuar se EULEX-i është i gatshëm t’i ndihmoj institucionet në këtë situatë.

“EULEX-i është i gatshëm qe t’i ndihmoj, dhe këtë do ta bëjë në kuadër të kompetencave qe ka.
Në çdo rast dhuna nuk do të tolerohet asnjëherë. Duhet t’i kthehemi dialogut dhe t’i zgjidhim çështjet përmes dialogut, kjo është ajo se çfarë duhet të bëjnë tani të dy palët”, ka thënë Gentilini

Ai nuk u shpreh i gatshëm të përgjigjet në gjitha pyetjeve veçmas ato për akuzat e Thaçit drejtuarit EULEX-it.

22:40- Ka folur edhe Kryeministri i Kosovës. Ai e ka bërë përgjegjës drejtpërdrejt Beogradin dhe strukturat më të larta të Qeverisë së Serbisë.  Në një konferencë të jashtëzakonshme, Thaci ka ftuar qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe që të kenë besim tek institucionet e Kosovës. Për gjatë tërë kohës, Thaci ka thënë se duhet besuar tek institucionet dhe KFOR-i duke mos e përmendur për asnjë moment EULEX-in.

“Toka është e jona. është e drejtë e jona për të jetuar këtu. është e drejtë kushteutese.   Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve. Qytetarë të dashur, ruajeni qetësinë dhe duhet të keni besim të plotë tek institucionet e Kosovës. Nuk do të lejojmë për asjë moment në cënimin e integritetit territorial të Kosovës. është e vështirë se kemi pengesa në këto momente, por rendi do të vendoset shpejt” ka thënë kryeministri.

22:14  Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka konfirmuar se pas sulmit nga ekstremistët serbë në portën numër 1, forcat polake iu kanë kthyer atyre me ofenzivë. Buhler gjatë një bisede në RTK nga Leposaviqi, megjithatë ka siguruar se situata është në kontroll, dhe ka shtuar se askush nuk duhet të brengoset.

“Kemi pasur disa sulme në portën një. Ekstremistët kanë ndezur raketa të dorës dhe është hapur zjarr ndaj kompanisë së KFOR-it dhe ka pasur të shtëna armësh. Kemi marrë ofensivë.
Megjithatë situata është nën kontroll, edhe pse porta është djegur. Edhe në Brnjak situata është e qeta tani. E kemi përforcuar edhe këtë portë. Tani jemi të përgatitur që të mbrojmë pozitat tjera”, ka thënë ai.

 

21:51- Kryeministri i Kosovës, ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme shtypi në ora 22:00. Ai pritet të deklarohet për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

21: 40 KFOR, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se “pas një dite demonstrimi, situata u përkeqësua në Pikën Doganore 1 në Jarinje, dhe është konfirmuar se persona të panjohur kanë vënë zjarr në këtë pikë kufitare”.
Gjithashtu janë konfirmuar raportimet për të shtëna ndaj personelit të KFOR-it në afërsi. Forcat e KFOR-it të vendosura atje do të përforcohen gjatë mbrëmjes nëmënyrë që të parandalohet eskalimi i mëtutjeshëm i situatës, thuhet në njoftim.

“Ky do të jetë një proces në vazhdim dhe KFOR-i pret që pas përforcimit, rendi to të rivendoset shumë shpejt”. Në pikën kufitare 31 në Bernjak KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë dhe mbrojtjes
personale në atë lokacion.

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, sot ka marrë pjesë në disa takime me liderë politikë nga të dyja palët për të negociuar një zgjidhje në bazë të deklaratës së djeshme tre-pikëshe:

“Të gjitha njësitë ROSU do të kthehen në Jug; Bllokadat rrugore të Serbeve do të hiqen; Oficerë “të thjeshtë” të Policisë së Kosovës të dy etniciteteve do të vendosen në Pikën Doganore në Jarinje”, thuhet në njoftim.

Gjeneral Majori Buhler apelon tek të gjithë njerëzit paqësorë të Kosovës të abstenojnë nga dhuna dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore për krizën e tanishme.

21:25 – Agjencia Tanjug e cila ka raportuar se po digjet edhe pika kufitare 31, e ka tërhequr lajmin.

21-21 – EULEX-i ka konfirmuar të ketë shtuar praninë  e saj në këtë pjesë. Zëdhënësi i EULEX-it, Heëton ka thënë se situata është shumë e tensionuar në këto caste në veri të Kosovës. Edhe trupa të KFOR-it janë shtuar.

21-06 -Sipas mediave serbe, flaka para pak minutash i është vënë edhe në pikën kufitare të Brnjakut, pra ajo 31.

20-59- Në vendin e ngjarjes, shumë me vonesë, kanë arritur trupat ushtarake të KFOR-it amerikan. Ata kanë bllokuar rrugën prej pikës kufitare të Jarinjes drejt Mitrovicës.

20-46 – Portali Indeksonline sjell xhirimet nga momenti i djegies së pikës 1 që është transmetuar minuta më pas nga rts, sikurse gjithcka të ishte e planifikuar mes huliganëve dhe mediave serbe.

20:40 – Huliganët serbë të cilët i’a vënë flakën pikës 1 kanë tentuar që ta djegin edhe pikën tjetër 3që është marr në kontroll të Policisë së Kosovës. Sipas raportimeve të fundit, këto përpjekje  të mbi 200 huliganëve serbë janë ndalur nga trupat franceze të KFOR-it.

20:33 – Vandalizmin e huliagënve serbë e ka dënuar, të paktën publikisht, edhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq. “Grupet ekstremiste kanë bërë dicka të keqe, që nuk është pritur. Ajo cfarë ka ndodhur duhet të dënohet. Ne nuk mund ti zgjidhim problemet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

20:23 – KTV raporton se “djegia e pikës kufitare është ndihmuar nga ushtarët e KFOR-it polak. Huliganët serbë nuk janë penguar as nga policia rumune e EULEX-it.

19:58 – Grupi i të rinjve ka qenë rreth 50 persona. Ata kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të pikës kufitare.

19:50 – I pari që ka reaguar për dhunën në Jarinje është Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq. Ai ka bërë thirrje që të ndalet dhuna sepse ajo nuk zgjidh asgjë. Të rinjtë e shumtë serbë nuk janë penguar aspak të i’a vënë flakën pikës kufitare.

19:35 – Serbët që kanë djegur pikën kufitare kanë qenë të veshur me maska në kokë. Ata kanë demoluar pikën, dhe më pastaj i’a kanë vënë flakën. Mësohet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri, sic duket nga ushtarë të KFOR-it.

19:27 – Rreth orës 19:00 serbët e revoltuar i kanë vënë flakën pikës kufitare 1 në Jarinje të Leposaviqit. Lajmi është dhënë nga KTV-ja ndërsa djegia e pikës ende po vazhdon. Për informata të tjera, Indeksonline do të i’u informojë me kohë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close