Publikuar me datën: Wed, Jun 2nd, 2010

Kosova kërkon perspektivë konkrete evropiane

Bruksel, 2 qershor – Përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Parlamentit Evropian, por edhe ministri kosovar i integrimeve evropiane kanë shfaqur në Bruksel kërkesën që Kosovës t’i jepen detyra konkrete, me qëllime konkrete, nga ana e BE-së, siç është një „udhërrëfyes për vizat“. Përderisa për vendet e tjera të rajonit të gjithë hapat janë konkretë, jepet udhërrëfyes, bëhen studime fizibiliteti, bëhen negociata dhe nënshkruhen marrëveshje me BE-në, për Kosovën ende po kërkohen formula të ndryshme nga BE-ja për të kënaqur të gjitha vendet anëtare, si ato që e kanë njohur ashtu edhe ato që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Venera Hajrullahu nga KCSF-ja, Shpend Ahmeti nga GAP-i dhe Ilir Deda nga KIPRED-i bënë ftesë që BE-ja të jetë konkrete, sepse duke mos qenë të qartë rreth Kosovës, ajo po ia vështirëson punën edhe shoqërisë civile në Kosovë. „Nuk kemi nevojë më për kreativitet por për përfshirje konkrete në procesin e integrimeve në BE“, u shpreh Venera Hajrullahu. 
Edhe Ministri Besim Beqaj, i cili foli për gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të nisur dialogun e liberalizimit të vizave, tha se ka rrezik që në vitin 2012 Kosova të jetë i vetmi vend i rajonit i cili nuk do të ketë as liberalizim vizash e as Marrëveshje stabilizim- asocimi. Ai tha se Kosova tash e dy vjet pret po ashtu nga BE-ja rezultate në përpjekjet për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në zonën rajonale të tregtisë së lirë CEFTA, por rezultate konkrete nuk ka dhe Serbia në mënyrë unilaterale po vazhdon ta bllokojë funksionimin e CEFTA-s.      
Beqaj tha se Kosova ka përmbushur tashmë tri kërkesat kryesore që i ka parashtruar Komisioni Evropian dhe, sa i përket Qeverisë së Kosovës, nuk shohin pengesa për të nisur dialogun e liberalizimit të vizave. 
Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën, përsëriti qëndrimin e saj se vendet anëtare të BE-së duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën. Lunacek tha se Kosovës duhet dhënë një „perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE“ dhe jo vetëm premtime për „perspektivën evropiane“ që mund të jetë diçka konstante. „Një sinjal i inkluzivitetit duhet t’i jepet Kosovës. Kjo nuk do të thotë se Kosova për disa vjet do të hyjë në BE dhe këtë e dinë të gjithë. Por do të jetë një sinjal se qëllimi i fundit është anëtarësimi i Kosovës në BE“, tha ajo. 
Lunacek tërhoqi vërejtjen se BE-ja rrezikon të humbë ndikimin në Kosovë dhe në rajon nëse nuk jep rezultate. Ajo mosnjohjen e Kosovës nga 5 shtete të BE-së e quajti si diçka që krijon një imazh se „BE-ja nuk e di se çfarë dëshiron në Kosovë“. Lunacek përmendi EULEX-in duke thënë se ky është misioni më i madh, më i rëndësishëm dhe i pari i këtij lloji, prandaj nuk mund të dështojë në Kosovë. Kjo deputete e Parlamentit Evropian tha se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ka parë se „ekziston një entuziazëm për të mbështetur punën e EULEX-it në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit“.
Deputetja Lunacek tha se ka pasur dyshime se disa vende anëtare do të mund të ndikonin për çështje politike edhe në zbutjen e hetimeve të EULEX-it ndaj disa personave, por u shpreh se, pas bisedave që ka pasur me disa përfaqësues të BE-së në Kosovë, është e kënaqur se „EULEX-i do të shkojë deri në fund me hetimet  e veta për korrupsion, pa marrë parasysh se ndaj kujt janë dhe për cilën figurë politike është fjala“.
Edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile thanë se në Kosovë nga opinioni ka mbështetje për luftë kundër korrupsionit dhe madje interes të madh. Shpend Ahmeti tha se „kushdo që ta luftojë korrupsionin, qoftë EULEX-i apo Qeveria, do ta kenë mbështetjen“. „Gabim e kanë ata që mendojnë se me arrestimin e ndonjë ministri për korrupsion rrezikohet stabiliteti politik. Është e kundërta. Pikërisht mosveprimi ndaj korrupsionit e rrezikon stabilitetin“, tha Ahmeti. Ai tha se në Kosovë raportet ndëretnike nuk paraqesin më rrezik për sigurinë por rrezik kryesor është situata e rëndë ekonomike dhe sociale dhe fenomeni i papunësisë që është problem, i cili godet edhe serbët edhe shqiptarët. 
Ilir Deda nga KIPRED-i foli për nevojën e liberalizimit të vizave, sepse, siç u shpreh ai, Kosova është në një izolim të trefishtë. “Ne jemi të izoluar, sepse nuk mund të udhëtojmë në BE pa viza. Jemi të izoluar edhe në rajon e nuk mund të lëvizim lirshëm as një pjesë të territorit tonë në Kosovë“, tha ai. „Ne kërkojmë së paku ato mundësi të lëvizjes së lirë që patën stërgjyshërit tanë të cilët mund të udhëtonin pa viza pothuajse në tërë botën, ndërsa ne sot në shekullin e 21-të nuk e kemi këtë mundësi!“, tha Deda.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile të martën në Bruksel, së pari në një debat në Parlamentin Evropian e pastaj edhe në këtë debat në fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung”, paraqitën një studim që kanë bërë për BE-në dhe Qeverinë e Kosovës me titull “Bërja apo thyerja e së ardhmes evropiane të Kosovës“. Këta përfaqësues shprehën kënaqësinë se, me iniciativën e Ministrit të Integrimeve Evropiane, ka nisur dialogu i shoqërisë civile me Qeverinë. Ndonëse thanë se në dialogun e parë është folur nga ana e Qeverisë „për arritjet“, ndërsa nga ana e shoqërisë civile „për sfidat“. Zyrtarët e BE-së edhe një herë nënvizuan nevojën e përfshirjes më të madhe të shoqërisë civile në dialogun politik në Kosovë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close