Publikuar me datën: Mon, Apr 25th, 2011

Kosova kërkon 172 prona në ish-republikat jugosllave

Prishtinë, 25prill – Mali i Zi do të jetë ish-republika e parë jugosllave së cilës Kosova do t’ia kërkojë pronat e ndërmarrjeve të saja shoqërore.
Sefte do të bëhet me Malin e Zi, pasi ky shtet është treguar më i hapuri ndër të gjithë të tjerët që ta trajtojë këtë çështje me Kosovën, kanë thënë të dielën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Kjo ministri bashkë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit kanë themeluar një Komision të përbashkët kastile për çështjen e pronave të ndërmarrjeve kosovare në shtetin e dikurshëm. Ky komision ka identifikuar pronat e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në shtetet e dala nga shthurja e Jugosllavisë.
Në bazë të një dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta, në ish-republikat e Jugosllavisë gjenden 172 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Më së shumti prona të ndërmarrjeve kosovare ka në Serbi, ku janë gjithsej  104, pastaj në Mal të Zi dyzet e dy, në Bosnjë dhe Hercegovinë pesëmbëdhjetë, në Kroaci gjashtë, në Maqedoni katër dhe në Slloveni një.
Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka thënë se për diskutimin e çështjes së pronave do të fillohet me Malin e Zi, vendin që deri tash ka manifestuar  më së shumti konstruktivitet. Më pas do të hartohet qasja për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. “Ne tashmë jemi në prag të fillimit të diskutimit të kësaj çështjeje me Malin e Zi dhe pas këtij shteti do të vazhdojmë me shtete tjera të rajonit. Por në këtë proces do të kemi me çdo shtet veç e veç qasje të ndryshme, në mënyrë që të përcaktojmë mënyrat e kthimit të pronave”, ka thënë Behrami.
Zëdhënësi i MPJ-së ka komunikuar se muajin e kaluar është bërë themelimi i Komisionit të përbashkët me AKP-në dhe ka pranuar identifikimin e pronave të ndërmarrjeve kosovare në ish-republikat e Jugosllavisë.
“Ne si ministri kemi themeluar një komision të përbashkët me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i cili ka për detyrë identifikimin e pronave të Republikës së Kosovës në ish-territorin e Jugosllavisë. Deri më tani kemi identifikuar shumë prona, fabrika, dyqane, parcela etj., që u kanë takuar kompanive kosovare në periudhën e ish- Jugosllavisë”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i MPJ-së ka treguar se anëtarë të Komisionit të përbashkët me AKP-në janë nga të dy organizmat. “MPJ-ja është përgjegjëse për aspektin politik derisa AKP-ja e bën implementimin e marrëveshjeve të mundshme”, ka thënë ai.
Se është duke u punuar në atë drejtim që Kosova të bëhet pronare e aseteve të saja në ish-republikat e shtetit të dikurshëm, e kanë konfirmuar edhe në AKP. Zëdhënësja e këtij organizmi, Arta Gosalci, ka treguar për vështirësitë e hasura në procesin e identifikimit të pronave.
“Janë rreth 55 ndërmarrje shoqërore të Republikës së Kosovës që kanë 155 asete nëpër ish -republika të ish- Jugosllavisë”, ka thënë ajo. “Probleme më të theksuara në qasje në këto prona ka në Serbi dhe Mal të Zi”, ka shtuar ajo. “Sipas Ligjit të AKP-së, po ashtu bazuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pronat e Kosovës që gjenden jashtë territorit të Kosovës janë pronë e Kosovës. Edhe me Pakon e presidentit Ahtisari është përcaktuar e drejta e Kosovës mbi këto prona”.
Në anën tjetër profesori në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, Musa Limani, e ka parë mision të vështirë pranimin e ish-republikave jugosllave që Kosova t’i rikthejë ish-pronat e saja. Por megjithëkëtë ai insiston që të provohet.
“Unë nuk besoj që mund të kthehen ato prona për shkak të raporteve që ekzistojnë tash në mes të këtyre ish-republikave (tash shtete) ndaj Kosovës, por do të ishte mirë që të kërkohet një gjë e tillë”, ka thënë ai. “E qëlluar do të ishte që të ketë interesim se si kanë vepruar sllovenët, kroatët e të tjerët mes vete, ky do të ishte modeli që do të duhej të ndiqej edhe në rastin e Kosovës.
“Jatex” nga Peja njëzet e një prona në Serbi, pesë në Bosnjë e Hercegovinë dhe pesë në Mal të Zi; “Trepça” nga Mitrovica njëmbëdhjetë në Serbi, tri në Bosnjë e Hercegovinë, tri në Kroaci dhe pesë në Mal të Zi; Rrjeti i Tregtisë nga Peja shtatë në Serbi, gjashtë në Mal të Zi,  një në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe një në Maqedoni; “Emin Duraku” nga Peja një në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe një në Kroaci; FAN “Zahir Pajaziti” nga Prishtina një në Bosnjë dhe Hercegovinë; Komuna e Prizrenit shtatë në Serbi dhe një në Bosnjë dhe Hercegovinë; IGK “Ballkan” nga Prizreni një në Bosnjë dhe Hercegovinë, një në Kroaci, një në Mal të Zi dhe një në Slloveni; INTEGJ nga Gjilani tri në Serbi dhe një në Bosnjë dhe Hercegovinë; KOSOVASHPED nga Prishtina pesë në Serbi dhe një në Kroaci; UNIKOSPROJECT nga Prishtina një në Maqedoni: EXIMKOS nga Prishtina një në Maqedoni, një në Mal të Zi dhe dy në Serbi; VOQAR/URATA nga Prishtina një e ka në Maqedoni; “Metohija turist” nga Peja një e ka në Mal të Zi; BANKKOS Pejë një në Mal të Zi; Pushimore e Fëmijëve të Kosovës nga Peja një në Mal të Zi; Pushimore e Punëtorëve të Kosovës nga Peja një në Mal të Zi; Fabrika e Mishit nga Prishtina nëntë në Mal të Zi;  MARKETING-EXPORT nga Prishtina njëmbëdhjetë në Serbi dhe katër në Mal të Zi; “Derma Commerce” nga Mitrovica një në Mal të Zi; “Kosovasirovina” nga Mitrovica një në Mal të Zi dhe katër në Serbi; “Artizanati” nga Prizreni dy në Mal të Zi dhe dy në Serbi; Fabrika e Birrës nga Peja një në Serbi; “Modeli” nga Peja një e ka në Serbi; “NT Rugova” nga Peja një në Serbi; “Coca-cola” nga Prishtina një në Serbi; AP SHOCK ABSORBERS nga Prishtina një në Serbi; EUP INGINIERING nga Prishtina një në Serbi; BANKOSS nga Prishtina tri në Serbi; TURIST KOSOVA nga Prishtina një në Serbi; “Farmakos” nga Prizreni dy në Serbi; “Filigran” nga Prizreni një në Serbi; “IFS Progres” nga Prizreni një në Serbi; “Kosova vera” nga Prizreni një në Serbi; “IT Printeks” nga Prizreni një në Serbi; “18 Nëntori” nga Prizreni një në Serbi; “GJI Anamorava” nga Gjilani katër në Serbi; “GjI058 IBG-Gjilan” një në Serbi; Industria e Duhanit nga Gjilani një në Serbi; Kombinati i duhanit “Boris Kidriç” Gjilan dy në Serbi dhe “Jugoterm” nga Gjilani katër në Serbi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close