Publikuar me datën: Mon, May 16th, 2011

Kosova, iluzioni i shtrenjtë i Serbisë

Beograd, 16 maj – Institucionet e Republikës së Serbisë që nga paslufta kanë shpenzuar afro gjashtë miliardë euro në Kosovë, në përpjekje për të ruajtur praninë e tyre në mjediset e banuara kryesisht me serbë. Madje ata konsiderojnë se lidershipi serb i detyron qytetarët e vet që të paguajnë çmim të lartë për ruajtjen e mitit se “Kosova është Serbi”. “Absolutisht qëndron fakti se Beogradi zyrtar ndan mjete të mëdha për një territor në të cilin nuk ka kontroll, prej nga nuk mbledh të hyra tatimore dhe që nga viti 1999 është de fakto shtet tjetër. Për qytetarët e Serbisë është shumë shtrenjtë që të paguajnë gjysmë miliardi në vit për ruajtjen e iluzionit se Kosova do të jetë Serbi”, i ka thënë “Kohës Ditore” Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politika Praktike me seli në Beograd. Kjo qendër në baza ditore grumbullon të dhëna që kanë lidhje me investimet serbe në Kosovë. Sipas përllogaritjeve të fundit të publikuara në ueb faqen e kësaj organizate, Serbia nga viti 1999 ka harxhuar afro gjashtë miliardë euro për Kosovën, ani pse kishte humbur administrimin mbi këtë territor pas fushatës së dhunës së ushtruar kundër popullatës shqiptare që kishte detyruar NATO-n të ndërmerrte intervenimin e parë ushtarak për arsye humanitare dhe më pas OKB-në të vendoste një administratë të përkohshme.
Në vitin 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, duke u bazuar në planin e ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, i cili si ndërmjetësues kishte paraparë disa dispozita me të cilat Beogradi mund të investonte në komunat dhe lokalitetet me shumicë serbe në Kosovë. Mirëpo Serbia e kishte refuzuar këtë plan, duke minuar edhe pavarësinë e Kosovës, e cila ende ballafaqohet me sfidën e ekzistimit të strukturave paralele serbe brenda territorit të saj.
“Pjesa më e madhe e parave të Qeverisë së Serbisë shkon në të ashtuquajturat struktura paralele. Para së gjithash këto janë mjete të Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të ngjashme. Po ashtu mjete të konsiderueshme ndahen për pagat e punëtorëve të ndërmarrjeve publike të cilat nuk jetojnë dhe nuk punojnë në Kosovë, por në mënyrë fiktive paraqiten se janë të punësuar atje”, i ka deklaruar Popoviq për “Kohën Ditore”. Si njërin prej shembujve me eklatant ai veçon faktin se “Elektro-Ekonomia e Serbisë” ua paguan rrogat e rregullta punëtorëve që kanë punuar në termocentralin e Obiliqit dhe objektet e tjera të saj. Ndërsa si absurditet ai përmend pagesën e borxhit të jashtëm të Kosovës. “Pika më e madhe dhe më e veçantë është natyrisht pagesa e borxhit të jashtëm të Kosovës që shkon deri në 100 milionë euro në vit, të cilën Serbia e bën për arsye absurde, që ta mbajë fiksionin se Kosova është ende pjesë e Serbisë”, është shprehur Popoviq. Sipas tij, nuk është racionale që shteti që është para krizës së borxheve dhe në të cilin në tre vjetët e fundit 400 mijë njerëz kanë mbetur pa punë, të investojë shuma të mëdha parash në Kosovë, territor të cilin Beogradi nuk e kontrollon nga viti 1999.  “Veçanërisht është iracionale edhe fakti se nuk ekziston asnjë kontroll i shpenzimit të këtyre mjeteve, kështu që ka dyshime bazike se shuma të konsiderueshme shkojnë në xhepat privat të liderëve të serbëve të Kosovës”, ka konstatuar aktivisti serb.
Ndërkaq Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se Serbia harxhon mjete të shumta në Kosovë për ruajtjen e institucioneve paralele, veçanërisht në veri. Sipas saj, pavarësisht që raportet ndërmjet Serbisë e Kosovës po relaksohen shkaku i presionit të BE-së, përsëri qëllimi i lidershipit serb mbetet shkëputja e veriut. “Udhërrëfyesi evropian për të dyja vendet parasheh bashkëpunimin e ndërsjellë. Por është fakt se prania e Beogradit në veri ende jep dëshmi të konsiderueshme për atë që tanimë nuk fshihet se qëllimi përfundimtar është ndarja e Kosovës”, ka thënë ajo. Biserko ka pohuar se ky skenar është kundërshtuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, por edhe serbët në Kosovë sidomos ata që jetojnë në jug

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close