Publikuar me datën: Fri, Jun 11th, 2010

Kosova e pavarur e stabile, interes për SHBA-të

Prishtinë, 11 qershor – Kosova e pavarur dhe stabile është interes, jo vetëm i popullit të saj, por edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi në Prishtinë, ndihmëssekretari i Shtetit për çështjet e zbatimit të Ligjit për narkotikë në nivel ndërkombëtar, David T. Johnson 

Këto komente, zyrtari amerikan i bëri pas një takimi që zhvilloi me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës.

Johnson tha se funksionimi i institucioneve demokratike, vendosja e sundimit të ligjit, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimeve të ndryshme, do t’i hapte rrugën Kosovës drejt integrimit të saj në strukturat euroatlantike.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për prosperitetin dhe paqen e Kosovës së pavarur, si një shtet që do të jetë shtëpi e të gjitha komuniteteve dhe i cili do të jetojë në paqe me të gjitha vendet fqinje”, tha Johnson.

Ai theksoi se SHBA-ja mbështet angazhimet e vendeve të Ballkanit kundër rrjeteve kriminale që merren me kontrabandë e trafikime nga më të ndryshmet.

“Mandati im është që ta promovoj bashkëpunimin ndërkombëtar kundër kërcënimeve transnacionale dhe rrjeteve kriminale të krimit të organizuar, siç janë ato të trafikimit me narkotikë dhe qenie njerëzore”, theksoi Johnson.

Në këtë aspekt, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë institucionet e Kosovës që t’i rrisin kapacitetet e tyre për luftimin e këtyre dukurive.

Zyrtari amerikan tha se nuk do të dëshironte të komentonte raste të veçanta, siç janë hetimet e fundit që ka iniciuar EULEX-i ndaj zyrtarëve vendorë. Por, sipas tij, çfarëdo hetimi nuk mund të rezultojë me destabilizimin e Kosovës, nëse ajo do të arrijë të ndërtojë institucione të fuqishme dhe të vendosë sundimin e ligjit.

“Policia e Kosovës dhe organet tjera është me rëndësi që t’i marrin përsipër obligimet dhe përgjegjësitë në mënyrë që luftojnë korrupsionin shumë seriozisht”, tha Johnson.

Ndërkohë që për Kosovën, shtoi ai, nuk do të mungojë as ndihma e partnerëve amerikanë dhe atyre evropianë në përmbushjen e këtyre qëllimeve.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit.

Ai u shpreh se do të ketë bashkëpunim edhe me EULEX-in, qeveritë e vendeve mike, si dhe ato të rajonit, me qëllim të luftimit të përbashkët të kërcënimeve që mund të vijnë nga rrjetet e krimit transnacional.

“Qeveria e Kosovës ka vullnet, gatishmëri dhe guxim për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe dukuritë tjera negative dhe në këtë drejtim e ka dhe do ta ketë rolin prijës me bashkëpunimin e EULEX-it dhe të tjerëve, duke dashur që nga kjo luftë dhe ky angazhim të merren si pika pozitive për Kosovën, qytetarët e saj dhe vendin në tërësi”, theksoi Kuçi.

Ndihmëssekretari i Shtetit për çështjet e zbatimit të Ligjit për narkotikë në nivel ndërkombëtar, David Johnson zhvilloi takime të ndara edhe me ministrin e Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe atë të Drejtësisë, Haki Demolli, si dhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Behar Selimi.

Në takimin e zhvilluar me ministrin Demolli, u bisedua edhe për krijimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, ku të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që krijimi sa më i shpejt i kësaj agjencie është bazë e mirë për luftimin e veprimeve kundërligjore.
 
Përveç çështjeve të bashkëpunimit në luftimin e krimit tejkufitar në rajon, zyrtari amerikan përsëriti se Shtetet e Bashkuara duan ta shohin një Kosovë stabile, pjesë të integruar në strukturat euroatlantike.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close