Publikuar me datën: Mon, Jun 13th, 2011

Kosova e interesuar për zbardhjen e akuzave të Dic Martyt

Prishtinë, 13 qershor – Kosova është e interesuar që sa më shpejt të zbardhen akuzat ndaj Kosovës dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, nga Dick Marty. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministri  i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, gjatë një takimi për drejtuesit e Institutit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Kosovë.

Prezantimi dhe publikimi i krimeve të luftës tash e tutje do të kenë një adresë institucionale, pasi Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili është inauguruar të hënën, ka marrë mbështetjen e plotë të organeve të drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Zejnullah Gruda, janë pajtuar se duhet bërë një angazhim maksimal rreth të vërtetës shkencore dhe profesionale për krimet e luftës, njofton Kosovapress.

Kuçi ka vlerësuar se profesor Gruda është mendja më e ndritur dhe personi më i duhur për rehabilimitmin e marrëdhënieve në mes të popujve.

Ai ka thënë se argumentimi i gjenocidit do të bëhet larg politikës dhe në mënyrën më profesionale.

“Jam shumë i bindur që argumentet tona, e drejta jonë e luftës dhe vuajtjet tona deri në shkallë të gjenocidit, do të argumentohen në mënyrën më të mirë profesionale dhe politika nuk do të jetë pengesë për trajtimin e tyre, përkundrazi do të jetë një mbështetje e plotë që e vërteta shkencore, do t’i ndihmojë edhe politikës, por edhe qasjes sonë, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen dhe gjeneratat që do të vijnë”, është shprehur Kuçi.

Drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Zejnullah Gruda ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë nga Qeveria e Kosovës në themelimin e institutit.

Gruda ka thënë se institucionet e Kosovës duhet bërë më shumë rreth publikimit të fakteve që ndërlidhen me luftën në Kosovë.

“Në një konferencë pas luftës ndër të parat të mbajtura në Kosovë dedikuar problemeve që lidhen me krimet e rënda të luftës, të cilat kanë ndodhur në Kosovë, një nga ndërkombëtarët pati nënvizuar, se puna e parë dhe më e rëndësishme në të gjitha proceset e pasluftës dhe proceset e pajtimit është të dihet saktë se çka ka ndodhur. Fatkeqësisht ne nuk kemi bërë në mënyrë institucionale përpjekjet për zbulimin e asaj çfarë ka ndodhur”, ka thënë Gruda.

Profesor Gruda ka vlerësuar se duhet punuar për të bërë hapin e parë drejt kërkim faljes dhe jo për të nxitur urreje, duke mos përmendur emra në këtë rast, nëse duhet vetëm Serbia të kërkojë falje, e cila bëri krime në Kosovë.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe Qeveria serbe u kanë kërkuar falje Kroacisë dhe Bosnjës për krimet e bëra nga serbët në këto vende, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë ende për krimet e kryera në Kosovë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close