Publikuar me datën: Thu, Jun 10th, 2010

Kosova e gatshme të marrë kompetencat nga KFOR-i për ruajtjen e kufijve

Prishtinë, 10 qershor – Në takim e sotshëm me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit për përmbylljen me sukses të procesit të transferit të kompetencave nga KFOR-i në Policinë e Kosovës për ruajtjen e kufijve të Kosovës dhe mbrojtjen e monumenteve religjioze.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe komandanti i KFOR it, Markus Bentler janë takuar sot dhe me këtë rast gjendjen e sigurisë në vend e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile.
Në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në vend, për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë, për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit dhe për çështje tjera me interes.
Gjatë takimit, kryeministri Thaçi ka riafirmuar përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke potencuar se para ligjit të gjithë janë të barabartë. Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi ka vlerësuar rolin mbështetës, fascilitues të EULEX-it, ICO-së dhe KFOR-it dhe është shprehur se vetëm me thellimin e këtij partneriteti Republika e Kosovës do të arrijë t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në institucionet euro-atlantike.
Në takim me komandantin e KFOR-it, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit për përmbylljen me sukses të procesit të transferit të kompetencave nga KFOR-i në Policinë e Kosovës për ruajtjen e kufijve të Kosovës dhe mbrojtjen e monumenteve religjioze.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, përgëzoi kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të gjitha përkushtimet e qeverisë për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në vend, me theks të veçantë për përkushtimet në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Roli i KFOR-it do të vazhdojë të jetë gjithnjë në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit të vendit dhe në funksion të avancimit të proceseve zhvillimore në Kosovë,  u shpreh komandanti i KFORI-t, Bentler

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close