Publikuar me datën: Mon, Apr 18th, 2011

Kosova drejt Republikës presidenciale-parlamentare

Prishtinë, 18 prill – Amendamentimi i Kushtetutës, përkatësisht ndryshimi i dispozitave të saj që ndërlidhen me zgjedhjen e presidentit të Republikës, pashmangshëm do të kenë implikime edhe në përcaktimin e sistemit shtetëror të Kosovës, kanë vlerësuar njohësit kosovarë të së drejtës kushtetuese. Zgjedhja e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli, sipas tyre, mund ta kthejë Kosovën në një Republikë me sistem mikst parlamentar-presidencial, ashtu siç ka qenë me Kushtetutën e Kaçanikut të vitit 1990. Me amendamentimet që i ishin bërë në vitin 1991 asaj Kushtetute, ishte fuqizuar roli i presidentit dhe Kosova ishte shndërruar në një republike gjysmëpresidenciale, shkruan sot “Koha Ditore”.  Ekspertët kushtetues janë të bindur se ndryshimi i nenit që definon mënyrën e zgjedhjes së presidentit, do të ketë efekt edhe në dispozitat e tjera kushtetuese, me theks të veçantë, te ato që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e Kuvendit. Nisur nga kjo, profesori i së drejtës kushtetuese, Xhavit Shala, konsideron se ndryshimeve kushtetuese duhet t’u paraprijë një analizë e mirëfilltë e të gjitha dispozitave të këtij dokumenti, me qëllim që të evitohen mundësitë e përsëritjes së situatave të njëjta si ajo që u krijua pas largimit të Behgjet Pacollit nga Presidenca. Sipas tij, nëse vendoset të ndryshohet neni 86 i Kushtetutës dhe të definohet që presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, atëherë, duhet bërë ndërhyrje edhe në nenin  65,  i cili e përcakton qartë se Kuvendi është organi që zgjedh presidentin. “Në këtë rast, Kuvendit i hiqet kjo kompetencë kushtetuese, sepse kandidatët për president nuk i nënshtrohen më votimit në Kuvend, por votës së popullit”, ka sqaruar Shala. Zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit nga populli, sipas tij, imponon edhe ndryshimin e nenit 82, pika 1, paragrafi 3, të Kushtetutës, i cili e parasheh shpërbërjen e Kuvendit, në rast se nuk zgjidhet presidenti brenda 60 ditësh nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e tij. “Kuvendi nuk do të ketë më nevojë që të shpërbëhet, sepse zgjedhja e presidentit nuk do të lidhet më me të ardhmen e këtij institucioni”, ka thënë Shala. Me ndryshimet në formën e zgjedhjes së presidentit, sipas tij, Kosova mund të kalojë në një Republikë me sistem mikst parlamentar-presidencial, ashtu siç ka qenë me Kushtetutën e Kaçanikut. “Ndryshimi i sistemit aktual, imponon ndryshimin e nenit 4 të Kushtetutës, i cili e përcakton që Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre”, ka thënë profesori Shala. Me përjashtim të Kosovës, sipas tij, pothuajse të gjitha republikat e dala nga ish-Federata jugosllave e zgjedhin presidentin drejtpërdrejt nga qytetarët.
“Meqë presidenti është i pari i shtetit, atëherë edhe dispozitat e nenit 4, duhet të lëvizin. Pika 3, duhet të kalojë në pikën 2 dhe kështu presidenti duhet të dalë para Kuvendit të Kosovës”, ka theksuar Shala. Aktualisht me Kushtetutë, pika 2 e nenit 4, përcakton që Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ, ndërsa pika 3, e definon që “Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit…..”.
Sa i përket procedurës së shkarkimit të presidentit, Shala ka thënë se ajo mund të mbetet e njëjtë si kjo që është tani, kur presidenti mund të shkarkohet nga Kuvendi: nëse ka kryer ndonjë krim të rëndë; nëse nuk është i aftë që ta kryejë funksionin për shkak të ndonjë sëmundjeje, si dhe nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. “Nëse qytetarët e shohin të arsyeshme që presidenti duhet të shkarkohet, ata duhet t’i drejtohen Kuvendit, në mënyrë që deputetët pastaj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që kjo e fundit ta japë interpretimin nëse presidenti ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese”, ka theksuar ai. Nëse fillohet me ndryshimin e Kushtetutës, sipas tij, është mirë që të eliminohen edhe disa dispozitat kalimtare, të cilat tashmë janë përmbushur. “Ky do të ishte një lloj pastrimi i dokumentit”. Sipas tij, është e udhës që në të njëjtën kohë të amendamentohet  edhe neni 126, dhe Forca e Sigurisë e Kosovës të bëhet ushtri, ashtu siç po paralajmërohet nga liderët vendës dhe ata ndërkombëtarë se do të bëhet në vitin 2012. “Në këtë rast, ndryshimi do t’i paraprinte procesit dhe mund të thuhet në Kushtetutë se kjo dispozitë hynë në fuqi më 2012”. Ndryshimi i Kushtetutës, sipas tij, nuk do të duhej të prekte në mandatin ekzistues të presidentes, Atifete Jahjaga. “Çdo hap që do të merret në drejtim të kufizimit të mandateve aktuale të institucioneve do të ishte antikushtetues. E po ashtu çdo deklaratë që ka të bëjë me shkurtimin e mandateve kushtetuese, mund të merret si presion politik mbi udhëheqësit e pushteteve të ndara”. Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar që në debatin për ndryshimin e Kushtetutës të përfshihen edhe ekspertët kushtetues dhe të zhvillohet debat me qytetarët e vendit

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close