Publikuar me datën: Wed, Dec 15th, 2010

Kosova drejt krizës institucionale

Prishtinë, 15 dhjetor – Kosova mund të shkojë në krizë institucionale nëse nuk ka anulim të votimeve në dy komuna, Drenas dhe Skenderaj, si dhe në shumë pika kontestuese në komunat e tjera, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo, sepse shumica e partive politike i kontestojnë rezultatet preliminare të publikuara të hënën nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ku janë përfshirë edhe votat e numëruara në Drenas dhe Skenderaj. Rezultatet e zgjedhjeve preliminare të KQZ-së janë kontestuar të martën nga Lidhja Demokratike e Kosovës, lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe partia Fryma e Re. Këto parti tashmë kanë deponuar edhe ankesat e tyre në Komisionin për ankesa dhe presin përgjigje pozitive,  në të kundërtën nuk do t’i pranojnë fare zgjedhjet. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, parti kjo që sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka fituar 23.6 për qind të votave, në konferencën për media, ka thënë se nuk bëhet fjalë më vetëm për keqpërdorime në Komunën e Drenasit dhe atë të Skenderajt, por edhe në komuna të tjera. “Në tërë vendin është cenuar e drejta e votës, është cenuar demokracia në Kosovë, në masë shumë serioze dhe është vënë në pyetje legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Mustafa. Sipas tij procesi i votimeve në disa mjedise është përcjellë me parregullsi të mëdha, siç janë mbushjet e kutive me vota fiktive dhe metoda të tjera për të përfituar vota jashtë vullnetit. “LDK-ja nuk i pranon zgjedhjet në Drenas dhe në Skenderaj, mirëpo thellësia e manipulimit të votave në këto dy komuna, si dhe në komunat e tjera, siç është Malisheva, Shtimja, Mitrovica, Prizreni, flet se janë përdorur metoda dhe mënyra të llojllojshme për të abuzuar me vota”, ka thënë kreu i LDK-së. LDK-ja është në pritje të vendimeve për ankesat e dorëzuara dhe varësisht nga këto organet e LDK-së do të dalin me qëndrim përfundimtar lidhur me legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.
Rezultatet e KQZ-së janë të papranueshme edhe për lëvizjen “Vetëvendosje”, ngase, sipas tyre, i gjithë deformimi i vullnetit të votuesve është i inkorporuar në atë rezultat. “KQZ-ja nuk u tregua as e paanshme dhe as e pavarur. Gjatë tërë kohës ajo ishte e ndrojtur, joprofesionale dhe e ndikueshme. Rezultati i lëvizjes Vetëvendosje ishte shumë i lartë, por ai është dëmtuar rëndë. Përqindja jonë është gjymtuar më së shumti”, tha lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Në konferencën për media ai tha se në zgjedhjet e së dielës ka pasur dy lloj shkeljesh: votimi i shumëfishtë i militantëve, pasi që është siguruar që s’do të punojnë llambat verifikuese si dhe mbushja e kutive me vota të parapërgatitura, pasi që diku i kanë kërcënuar komisionerët, diku tjetër i kanë rrahur e i kanë dëbuar nga vendvotimet e madje edhe “vrasje në tentativë”, që, sipas tij, ishte rasti në Malishevë. “Drenasi dhe Skenderaj janë dy shembuj ekstremë të dukurisë që ndodhi anekënd Kosovës. Përqendrimi i problematizimit të shkeljeve vetëm në këto dy komuna ka për qëllim amnistimin e shkeljeve të mëdha nëpër shumë qendra të votimeve gjithkah nëpër Kosovë. Legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve është legjitimitet i hajnave dhe i dhunës. Këso zgjedhjesh janë të papranueshme dhe rezultati i tyre është i kontestueshëm. Ne u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve ndërkombëtarë që të mos njoftohen njëanshëm nga politikanët e regjimit dhe që të mos nguten në përkrahjen e këtij procesi zgjedhor, sepse kështu mbështesin keqpërdorimet dhe manipulimet”, tha Kurti, lëvizja e të cilit sipas rezultatit preliminar të KQZ-së ka fituar 12.2 për qind të votave. Sipas tij manipulimet dhe vjedhjet në këto zgjedhje i bëri “regjimi” nga paniku që e kishte mbërthyer. “Këto zgjedhje, sikur asnjë deri tash, e kanë deligjitimuar regjimin. Tash secili qytetar i Kosovës e di se në çfarë mënyre dhe për çfarë arsyeje ekzistojnë dhe veprojnë këto struktura të regjimit. Lëvizja Vetëvendosje do t’i kombinojë mjetet jashtinstitucionale dhe ato institucionale për qëllimin e saj të njëjtë. Beteja vazhdon, por ne tash jemi më të fortë se kurrë”, tha Kurti, lëvizja e të cilit ka deponuar 44 ankesa në PZAP. Për nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, i gjithë procesi i zgjedhjeve të 12 dhjetorit ka qenë një farsë. “Për ne janë farsë këto zgjedhje, sepse gjithkund ka parregullsi dhe gjithkund ka manipulime”, tha Isufi. Sipas tij, nëse nuk përsëriten zgjedhjet në disa komuna ku dihet për shkelje drastike kjo parti nuk do t’i pranojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. “Nëse nuk përsëriten zgjedhjet në disa komuna ku  ne e dimë se ka pasur shkelje drastike të votës së qytetarit, normalisht se nuk do t’i pranojmë, sepse është e palogjikshme të pranohen rezultatet të cilat në fakt të gjithë e dimë që kanë qenë të manipuluara”, ka thënë nënkryetari i AAK-së, që sipas rezultateve të KQZ-së, ka fituar 10.8 për qind. Isufi ka vlerësuar se KQZ-ja ka dështuar teknikisht në organizimin e zgjedhjeve dhe se këto probleme e kanë dëmtuar seriozisht procesin zgjedhor në vend. Aleanca Kosova e Re thotë se rezultatet preliminare të KQZ-së nuk përputhen me rezultatet e vëzhguesve të tyre, andaj i kontestojnë ato. “Rezultatet tona nuk përputhen me ato të KQZ-së, andaj edhe i kontestojmë ato. Gjithashtu ne kemi edhe ankesa të tjera lidhur me procesin dhe votimet në shumë vendvotime të cilat edhe i kemi deponuar”, tha nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari. Partia Fryma e Re, e cila nuk ka kaluar pragun zgjedhor, përmes një komunikate, të hënën, është deklaruar se nuk i pranon rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ-ja. Nëse nuk merren parasysh ankesat e këtyre partive, njohësit e proceseve zgjedhore thonë se kjo mund ta çojë Kosovën në një krizë të re institucionale. “Nëse nuk merren parasysh të gjitha ato ankesa dhe parashtresa atëherë mund të vijë deri te kontestimi i rezultateve finale dhe tërë procesit zgjedhor që çon në një krizë të re institucionale, dhe për pasojë vendi do të rrëshqasë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thotë Mazllum Baraliu, ish-kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tij, zgjidhja më e mirë në këtë moment është shkuarja në rivotim në dy komunat që janë më të kontestuarat dhe anulimi i vendvotimeve për ku ka fakte se ka pasur shkelje serioze të procesit. “Kur bëhet fjalë për certifikimin e zgjedhjeve, partitë politike kanë përfaqësuesin e tyre në KQZ dhe shumica prej tyre mund të mos e votojnë vendimin për certifikim”, thotë Baraliu. Me rivotim në këto dy komuna, procesi zgjedhor do të shtyhet deri në 45 ditë. “Kjo është më e mirë për të mos shkuar në një krizë që nuk e ka shpjeguar as Kushtetuta”, thotë Baraliu. Rezultatet preliminare i kanë pranuar vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, e cila nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor prej 5-përqindësh. Por Partia Demokratike e Kosovës, e cila është shpallur fituese e zgjedhjeve, të martën ka kundërshtuar kontestimin që partitë e tjera po ua bëjnë rezultateve preliminare të KQZ-së, duke i akuzuar partitë e tjera për ndikim në vendimet e Panelit të shqyrtimit të ankesave. “Me kontestimin e rezultateve ne i kontestojmë edhe institucionet tona të pavarura që nuk do të ishte mirë. Ne kërkojmë nga partitë e tjera që t’i lënë institucionet të kryejnë punën e tyre e të mos ndikohet me paragjykime të partive që janë kapluar nga ethet e humbjes”, tha kandidati i PDK-së, Memli Krasniqi.  Përveç pesë partive politike shqiptare, parregullsitë në zgjedhjet e 12 dhjetorit sidomos në komunat Skenderaj dhe Drenas i ka konstatuar  edhe koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” që ka monitoruar zgjedhjet, si edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Kurse  Bashkimi Evropian ndonëse i ka përshëndetur kosovarët për zgjedhje të qeta, ka shprehur mendimin se “ato nuk kanë qenë plotësisht të rregullta”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close