Publikuar me datën: Sun, Mar 6th, 2011

Kosova dhe kriza e imazhit

Prishtinë, 6 mars – Ish-diplomatë kosovarë dhe analistë politikë theksojnë domosdoshmërinë për veprime të menjëhershme të autoriteteve përgjegjëse në drejtim të përmirësimit të imazhit të Kosovës në botë. Zgjidhja e problemeve të brendshme, sipas tyre, është një nga mënyrat se si mund të bëhet ky përmirësim. Në të kundërtën, sipas REL,  mund të vihet në pikëpyetje edhe vetë shtetësia e vendit, thonë ata.

Zhvillimet e fundit, të cilat e vunë Kosovën sërish në ballinat e mediave ndërkombëtare, e kanë futur në krizë të thellë imazhin e vendit në botë, i cili si i tillë mund ta minojë dhe shtetësinë e Kosovës në periudhën afatgjate, vlerësojnë ish-diplomatët kosovarë dhe njohësit e rrethanave politike në Prishtinë.

Ata thonë se pas raporteve që flasin për ekzistimin në shkallë shqetësuese të korrupsionit dhe krimit të organizuar, raportit të përfaqësuesit të Këshillit të Evropës Dik Marti, vrasjes së dy ushtarëve amerikanë nga një kosovar dhe pas raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, janë të domosdoshme veprimet e menjëhershme për ta përmirësuar imazhin e vendit në skenën ndërkombëtare.

Një nga mënyrat se si mund të bëhet ky përmirësim, sipas ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, është zgjidhja e problemeve të brendshme, me të cilat ballafaqohet shteti.

“Për gjithë këtë, duhet punë shumë e madhe, në rend të parë, brenda, sepse imazhi i Kosovës përmirësohet dhe do të ndryshojë vetëm nëse do të ketë ndryshime cilësore e pozitive brenda Kosovës”, thotë Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

Përmirësimi i imazhit të Kosovës figuron tashmë në listën e prioriteteve të ekzekutivit kosovar, por analistët shprehen skeptikë për vullnetin politik të lidershipit vendor për të krijuar ndryshime – në radhë të parë brenda shtetit.

Drejtori ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, Yll Hoxha, shpjegon:

“Me zgjedhjet e manipuluara, me një proces të zgjedhjes së krerëve të institucioneve të kontranbanduar dhe me afinitetin e vetë kryetarit të ri që, po hyre në ‘Google’- zgjedhja e parë është përfshirja në aferat me hiq më pak se me presidentin rus Jelcin, atëherë po i kontribuon me kësi lloj veprimesh një imazhi krejtësisht negativ, që po bie si ortek dhe po na e merr më tepër e më tepër energjinë tonë”.

Hoxha thotë se imazhi aktual i Kosovës po e dobëson dhe qëndrimin e tij në raport me shtetin serb, me të cilin në ditët e ardhshme pritet të nisin bisedimet e reja.

“Edhe ky pozicion i dëmtuar ndërkombëtar për shkak të imazhit të damkosur dhe relacioneve të muajve të fundit që kemi krijuar me perëndimin, do të na vë, për herë të parë, në pozitë të djalit të keq në negociata. Kjo do të thotë se Kosova, për herë të parë pas rënies së Murit të Berlinit, prej pozicionit të viktimës shndërrohet në një pozicion të agresorit në raport me Serbinë dhe kjo besoj se mund të reflektohet negativisht në tërë procesin”, vlerëson Hoxha.

Bisedimet Prishtinë- Beograd shihen si mundësi për zgjidhjen e problemeve ndërmjet palëve me qëllim të integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, pesë nga shtetet anëtare të të cilit hezitojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës.

Imazhi i Kosovës në botë, i cili tani, siç thuhet, është në krizën më të thellë, parashihet të jetë pengesë eventuale dhe për njohjet e vendit nga shtete të tjera.

Që kur e shpalli pavarësinë më 2008-n Kosova është njohur nga 75 shtete.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close