Publikuar me datën: Fri, Jul 15th, 2011

Kosova çdo vit humb nga 1.000 hektarë tokë bujqësore

Gjakovë, 15 korrik – Në Kuvendin Komunal të Gjakovës, të premten për një vizitë pune qëndroi një delegacion i Komisionit parlamentar për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural, me ç’rast me drejtuesit komunal bisedoi për shumë çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet në bujqësinë kosovare, bën të ditur KosovaLive.

Delegacioni i Komisionit parlamentar me drejtuesit komunal bisedoi edhe për Ligjin për shfrytëzimin e tokës bujqësore, pastaj për planifikimin hapësinor, dukurinë e shkatërrimit të tokave bujqësore, për ujërat dhe menaxhimin e mbeturinave.

Me këtë rast, kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është që të njihen me problematikat që kanë komunat në shfrytëzimin e tokave bujqësore dhe domosdonë e krijimit të legjislacionit adekuat që nxit proceset zhvillimore të bujqësisë kosovare.

Ai shprehu shqetësimet e mëdha për shkatërrimin e tokës bujqësore në Kosovë duke thënë se trendët janë alarmante për faktin se çdo vit në Kosovë humbin nga 1.000 hektarë tokë bujqësore dhe poqëse vazhdon ky ritëm atëherë pas një periudhe vendi ynë do të mbetet pa tokë bujqësore.

“Ne po mundohemi ta ndërpresim këtë trendë dhe ta ruajmë tokën bujqësore meqë është pasuri kombëtare”, tha Hasani.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i njoftoi anëtarët e komisionit me gjendjen aktuale të tokave bujqësore të kësaj komune duke theksuar se Gjakova është shembull i mirë i ruajtjes së tokave bujqësore.

Sipas tij, vetëm dy hektarëve tokë bujqësore të Komunës së Gjakovës i është ndryshuar destinimi.

Ndërkaq për shqetësimin e shfrytëzimit të tokave në pronësi shoqërore, Lekaj tha se është kompetencë e Agjencionit Kosovar të Privatizimit. Ai ka kërkuar që të realizohet decentralizimi i kompetencave nga niveli qendror në atë lokal për të qenë më afër shërbimeve të qytetarëve.

“Kompetencat për menaxhimin e ujit të pijes dhe mbeturinave kërkojmë të kalojnë në kuvendet komunale, sepse qytetarët për parregullsi të ndryshme adresë të vetme kanë Kuvendin e Komunës dhe kryetarin”, tha Lekaj.

Një pjesë të diskutimit të anëtarëve të Komisionit parlamentar u përqendrua te procesi i komasacionit dhe privatizimi i tokave bujqësore nga sektori shoqëror, si dhe për shfrytëzimin e kompleksit rekreativ Shkugëza.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close