Publikuar me datën: Thu, May 27th, 2010

Kosova arrin marrëveshjen me FMN-në

Prishtinë, 27 maj –Kosova ka arritur marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar për tu bërë pjesë e programit për ndihmë financiare të kësaj organizate me kusht që garancitë financiare nga donatorët të realizohen dhe që kjo marrëveshje të marr aprovimin nga Bordi i FMN-së, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësues të FMN-së, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë. Duke qenë pjesë e këtij programi Kosova do të përfitojë një hua prej rreth 110 milionë eurosh në 18 muajt e ardhëm, dhe 210 milionë euro nga donatorët e tjerë si Bashkimi Evropian dhe Banak Botërore. Për të arritur këtë marrëveshje autoritetet kosovare janë zotuar se do të zvogëlojnë deficitin buxhetor, dhe të përmirësojnë financat publike dhe administratën tatimore. Qeveria nuk do të reduktojë shpenzimet totale kapitale, por sipas kryeministrit, do të aplikojë një disiplinë fiskale të respektuar.
“Së bashku me FMN  shpall përfundimin e suksesshëm të negociatave dhe arritjen e marrëveshjes për  ndihmë buxhetore nga  FMN-ja, që do të ndihmojë në realizmin e projekteve me rëndësi nacionale, si autostrada,  reforma në sektorin e energjetikës, reforma në sistemin e arsimit  dhe privatizim të sektorit të telekomit”, ka thënë Thaçi.
 “Në kohën kur kriza ekonomike botërore ka ndalur zhvillimin e shteteve më të pasura, Kosova ka qenë e vetmja në rajon me rritje pozitive ekonomike”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se me FMN-në është bërë planifikimi i duhur ekonomik, që Kosovës i garanton rritje ekonomike prej  6 për qindësh në vit. Bordi ekzekutiv i FMN-së pritet të mblidhet dhe të diskutojë programin gjatë muajit korrik, ndërkaq Kosova do të mund të tërheq rreth 21.5 milionë euro menjëherë pas aprovimit të bordit. Po ashtu aprovimi  FMN-së do t’i sigurojë Kosovës edhe mundësinë për të fituar një ndihmë prej 210 milionë eurosh në tri vitet e ardhshme nga donatorët, si Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.
Përfaqësuesi i FMN-së, Jurgen Odenius ka thënë se me gjithë faktin që performanca ekonomike e Kosovës është përmirësuar dukshëm gjatë dekadës së fundit, ende ka disbalance të mëdha. Këto disbalance, sipas tij, janë rezultat direkt i zhvillimit të ultë të infrastrukturës, në veçanti të sistemit të transportit dhe sektorit të energjisë, që vazhdojnë të shtrëngojnë produktivitetin dhe konkurrencën. Odenius ka theksuar se përpjekjet e qeverisë për të sanuar këtë gjendje dhe nevoja për të adresuar çështjet sociale, kanë përkeqësuar dukshëm financat publike. “Për më tepër vendimi për të ndërtuar autostradën, po krijon presione të mëtejme të shpenzimeve”, ka thënë ai.
Por sipas tij autoritetet kosovare janë duke ndërmarrë veprime të fuqishme për të zvogëluar deficitin buxhetor, dhe për të përmirësuar financat publike dhe administratën tatimore.

 Këto masa siç ka thënë Odenius do të shoqërohen me masa për të përmirësuar efiçiencën e ekonomisë përmes privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe forcimin e sektorit të energjisë. Qeveria për t’u bërë pjesë e programit të FMN-së është zotuar se deficitin për vitin 2010 do ta kufizojë në 3.4 për qind ët GDP-së, duke rritur të hyrat dhe duke ulur shpenzimet rrjedhëse, por jo edhe ato kapitale.
“Kufizimi  i shpenzimeve do të duhet të vazhdohet gjatë tërë vitit 2011”, ka pohuar Odenius.
Pjesë e programit me FMN-në do të jenë edhe Ligji i punës, e po ashtu edhe Ligji për sigurimin pensional si dhe ai për vlerat e luftës.

Faleminderit për rekomandimin

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close