Publikuar me datën: Mon, May 14th, 2012

Kontrabanda në veri ka gjetur rrugë të papenguara

Mbi dhjetë rrugë në veri të Kosovës po shfrytëzohen për kontrabandën e mallrave nga Serbia. Ato shfrytëzohen për futjen e naftës, cigareve, e mallrave të tjera ushqimore. Marrja nën kontroll e portave kufitare 1 dhe 31 në Bërnjak dhe Jarinjë, më 27 korrik të vitit të kaluar, nga ana e autoriteteve ndërkombëtare nuk e ka ndalur kontrabandën.

“Koha Ditore” ka siguruar skica dhe raporteve të dhjetëra rrugëve të hartuara nga autoritetet e rendit. Rajoni i Zubin-Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit shfrytëzohet për kontrabandë dhe krim të organizuar. Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i dinë për to, por nuk është bërë asnjë hap serioz për bllokimin e këtyre rrugëve “alternative”. Bile njëra prej tyre kalon rrënjë kampit “Nothing Hill” në afërsi të Zveçanit.

“Strukturat paralele serbe, në bashkëpunim me grupet kriminale të ndryshme, posaçërisht me grupet e organizuara të kontrabandistëve, kanë organizuar shfrytëzimin e rrugëve alternative për qarkullim Serbi – Kosovë dhe anasjelltas”, ka konstatuar Policia e Kosovës në një raport të ditëve të fundit që u është dorëzuar institucioneve të Kosovës. “Këto struktura kanë organizuar edhe zgjerimin dhe përforcimin e rrugëve të dyta alternative, të cilat, po ashtu, lidhin Kosovën dhe Serbinë, përmes të cilave tani ka filluar qarkullimi i automjeteve, të cilat nuk lejohen të hyjnë përmes pikave kufitare, si dhe i mjeteve te ndryshme transportuese, të cilat bartin mallra të ndryshme si ushqimore ashtu edhe komerciale”.

Doganat dhe Policia e Kosovës e kanë pranuar se po zhvillohet kjo kontrabandë. Sipas Doganës, prej korrikut të vjetëm kontrabanda nëpërmjet pikave kufitare është zero, por jo nëpër vendkalime të tjera. Zëdhënësi Adriak Stavileci thotë se Dogana ka shtrirë autoritetin e vetë mbi dy pikat kufitare në veriun e Kosovës. Që nga ajo kohë, sipas tij, kontrabanda përmes dy vendkalimeve kufitare ka rënë në zero, por nuk mund të thuhet se kjo vlen edhe për disa rruge ilegale.

“Kemi informacione se sasi të konsideruara të mallrave futen përmes këtyre rrugëve ilegale, por pasi nuk kemi qasje në to, kemi vështirësi të vlerësojmë vlerën dhe sasinë e mallit të futur ilegalisht”, ka thënë Stavileci. Kontrabandën e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close