Publikuar me datën: Wed, Jan 16th, 2013

Konsorciumi norvegjez dorëzoi ofertë për Zonën ekonomike në Tetovë

Sot (e martë), në hapësirat e Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike-industriale, deri në orën 12:00, që ishte edhe afati i fundit sipas kushteve të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit  për dorëzimin e ofertave për fazën e dytë të Thirrjes së kufizuar për ZZHTI Tetovë,  ofertë ka paraqitur kompania ‘Normak Investment Group’ e cila është një konsorcium i përbërë prej dy kompanive shtetërore dhe tre kompanive private norvegjeze.

Ministri Saraçini shprehu kënaqësinë e tij që u finalizua  një proces i gjatë dhe kompleks dhe vuri në dukje se: “Sipas të gjitha procedurave ligjore, Komisioni i tenderimit e hapi dhe e shqyrtoi ofertën e paraqitur, me ç’ rast ka konstatuar se oferta është e vlefshme, e plotë dhe të saktë, dhe është në përputhje me dokumentacionin e tenderit.

Vlerësimi i ofertës nga ana e komisionit është bërë, dhe hapi tjetër është që Këshilli drejtues i DZZHTI zyrtarisht të miraton vendimin për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë. Ministri Saraçini shpjegoi se, duke pasur parasysh faktin se zgjedhjet lokale janë shpallur tashmë, komisioni zyrtarisht do ti drejtohet Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, për të marrë një përgjigje nëse vendimi mund të bëhet në ditët e ardhshme apo miratimi formal i vendimit do të bëhet pas zgjedhjeve lokale.

“Sigurisht që ne do të përmbushim të gjitha detyrimet ligjore, por në këtë fazë ne mendojmë se më e rëndësishme është të theksohet se oferta e paraqitur është e saktë, e vlefshme dhe e pranueshme. Për mua kjo është veçanërisht e rëndësishme që në tenderin për Zonën e Tetovës kemi një kompani serioze, me përvojë të madhe në këtë lloj aktiviteti, me më shumë se 100 projekte të tilla të zbatuara, kompani që duke menaxhuar këtë zonë do të kontribuojnë në zhvillimin e tërë rajonit të Pollogut, sepse krahas investimit në infrastrukturë, ndërtimit të fabrikave dhe objekteve industriale ekologjike dhe hapjes të shumë vendeve të reja të punës,zhvillimi I Zonës në Tetovë do të mundësoj hyrjen e teknologjive të reja, por do të krijojë edhe mundësi për bashkëpunim me ndërmarrjet, veçanërisht ma ato ndërmarrje që punojnë në këtë rajon, “tha Saraçini.

Dinamika e ndërtimit të Zonës ekonomike në Tetovë, dhe funksionimi i saj, si  zonë e parë që do të menaxhohet në bazë të parimit të partneritetit publiko-privat në një periudhë prej 96 vitesh, do të varet nga plani i biznesit të partnerit privat, i cili pritet të paraqitet dhe elaborohet nga ana e investuesit gjatë  periudhës së ardhshme.

Sa i përket kritereve për vlerësimin e dokumenteve të tenderit, 70% e pikave fitohen nga sasia e investimeve gjatë 5 vitetve të ardhshme, 20%  nga numri i vendeve të punës në pesë vitet e ardhshme dhe 10% jbëjnë pjesë në shumën e ofruar të tarifës së koncesionit dhe përvojës në menaxhimin me këto  lloj zonash.

Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë, Visar Fida tha se finalizimi i procedures së tenderit për Zonën në Tetovë  është i një rëndësie të veçantë, sidomos kur kemi kompani të huaja të interesuara, që do të bartin një pjesë të kapacitetit të tyre  pikërisht në Zonën në Tetovë  dhe kjo paraqet edhe një sinjal pozitiv  dhe një hap më afër për realizimin e planeve të tyre të biznesit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close