Publikuar me datën: Sat, Mar 19th, 2011

Konfuzitet i plotë rreth fletarrestit për Limajn

Prishtinë, 19 mars – Urdhërarresti për Fatmir Limajn, i lëshuar para tri ditësh nga prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro (në foto), nuk pritet të ekzekutohet pa u qartësuar çështja e imunitetit që gëzon ky deputet, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë ndërkombëtar.
I njëjti ka shpjeguar se çështja e imunitetit të Limajt është bërë objekt shqyrtimi ndërmjet përfaqësuesve ligjorë të EULEX-it, atyre në Bruksel, përfaqësuesve ligjorë të qendrave të tjera të vendosjes, si dhe përfaqësuesve të Prokurorisë së Shtetit të Kosovës.
“Për imunitetin e Limajt është zhvilluar debat i gjerë të premten, mirëpo të gjitha palët kanë dhënë interpretime të ndryshme, dhe si përfundim çështja ka mbetur konfuze”, ka thënë ky burim ndërkombëtar për Kohën Ditore.
Zyrtarët e EULEX-t, edhe pse nuk kanë dashur të flasin për këtë rast,  kanë konfirmuar se “çështja e imunitetit të Limajt është duke u qartësuar”. Konfuzionet e EULEX-it nuk i ka komentuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai është i bindur se fletarrestimi i lëshuar për deputetin Limaj është antikushtetues.
“Mendoj se ndoshta pak me vonesë edhe ata që e kanë lëshuar atë (fletarrestimin v.j) e kanë parë se kanë bërë një gabim dhe ai gabim nuk duhet të përsëritet”, ka deklaruar Krasniqi.
Kreu i Kuvendit ka thënë se Limaj nuk ka nevojë që të zhvishet nga imuniteti për sa kohë që është vetëm nën hetime.
“Për t’u zhvilluar hetimet as presidenti i Kosovës, as kryetari i Parlamentit, as kryeministri dhe as deputetët nuk kanë imunitet. Hetimet mund të zhvillohen deri në shkallën kur aktvendimi bëhet i plotfuqishëm… Prandaj nuk e shohim të arsyeshëm heqjen e imunitetit të Limajt, dhe natyrisht deputeti nuk mund të arrestohet dhe nuk mund të ndalohet”, ka thënë Krasniqi.
Megjithatë, Krasniqi ka shprehur besim në sistemin e drejtësisë.
“Drejtësia do ta thotë fjalën e vet dhe do ta thotë në favor të atyre njerëzve që konsiderojmë se padrejtësisht janë marrë”, ka theksuar ai.
Edhe avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka shfaqur bindjen se EULEX-i do ta pranojë se nuk i ka respektuar ligjet kundrejt klientit të tij, dhe rrjedhimisht do ta tërheqë fletarrestimin e lëshuar për të.
“Pavarësisht se Limaj nuk ka mundur të arrestohet për sa kohë që ka imunitet si deputet, EULEX-i ka lëshuar fletarrestim për të. Prandaj presim që ky fletarrestim të tërhiqet, për faktin se nuk është i bazuar as në Kushtetutë e as në ligjet në fuqi”, ka thënë Gashi.
EULEX-i, sipas tij, është dashur para lëshimit të fletarrestimit të kërkonte nga prokurori i shtetit, Ismet Kabashi, që ta ngrinte çështjen e heqjes së imunitetit të Limajt tek kryetari i Kuvendit.
“Por kjo nuk ka ndodhur, edhe pse parashihet me Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit”, ka thënë Gashi.
Mirëpo një prokuror i shtetit, i cili nuk ka dashur të identifikohej me emër, nuk është pajtuar me konstatimet e Gashit.
Ai ka thënë se prokurorët e EULEX-it kanë kompetenca që t’i adresojnë çështjet në Kuvend, pa kaluar përmes Prokurorisë së Shtetit.
“Kuvendi i ka deleguar shumë kompetenca tek prokurorët dhe gjyqtarët e EULEX-it, me anë të një ligji të veçantë, i cili është miratuar në pako me ligjet që dalin nga propozimi gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës i  Ahtisaarit”, ka theksuar ky prokuror.
Duke u mbështetur në Ligjin mbi kompetencat, përzgjedhjen e lëndëve dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë, ai ka thënë se prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, mund të kërkojë drejtpërdrejt nga kryeparlamentari Krasniqi nisjen e procedurës për heqjen e imunitetit të Limajt.
“Salustro, vetëm nëse ka vullnet, mund të kërkojë nga Kabashi që t’i adresohet Kuvendit për rastin Limaj, përndryshe nuk është i obliguar ta bëjë një gjë të tillë”, ka sqaruar ai.
Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit ka vlerësuar se nuk ka bazë ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit për ndjekje penale, për të cilën vepër deputeti nuk gëzon imunitet.
“Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës gëzojnë imunitet nga ndjekja penale vetëm për veprimet e tyre të ndërmarra në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputetë dhe nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprat e kryera para se të zgjidhen deputetë apo vepra të kryera jashtë fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputetë. Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin nr. 03/L-11 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit”, është thënë në një komunikate të Prokurorisë së Shtetit.
Sipas kësaj prokurorie, “organi që zbaton procedurën penale nuk është i detyruar të vërtetojë sipas detyrës zyrtare se a gëzon një person imunitet apo jo, dhe nga personi që gëzon imunitet varet se a do të thirret në imunitet”.
“Çështja e kërkesës për pëlqimin e Kuvendit për arrestimin apo ndalimin e deputetit nuk është në kuadër të fushëveprimit dhe detyrave të kryeprokurorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Limaj një ditë më herët ka shprehur gatishmëri për t’u zhveshur nga imuniteti, mirëpo as ai nuk ka kërkuar nga Jakup Krasniqi që ta nisë procedurën për heqjen e këtij privilegji. Ka thënë se i takon Kuvendit që të vendosë për imunitetin e tij.
Me aktet ligjore në fuqi, heqja i imunitetit të deputetit bëhet me vullnetin e shumicës parlamentare, apo me së paku 61 vota.
Një ekspert për çështje juridike ka qartësuar se nëse deputetët nuk pranojnë t’i hiqet imuniteti Limajt, atëherë ai nuk do të mund të arrestohet e as të ndalohet nga policia.
Mirëpo, sipas tij, Limaj nuk mund t’i shmanget ndjekjes penale, dhe rrjedhimisht nuk mund të mos u përgjigjet organeve të drejtësisë nëse i kërkohet që të japë përgjigje ose dëshmi mbi dyshimet e ngritura rreth tij.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar  gatishmërinë që ka treguar Fatmir Limaj për t’u përballur me drejtësinë, pa u mbrojtur me imunitetin e deputetit.
“Unë mendoj se është një shembull i mirë i njerëzve tanë që ta kemi më të rëndësishëm ligjin sesa vetveten”, ka thënë ai.
Mustafa ka deklaruar se arrestimet e fundit të ish-ushtarëve të UÇK-së i sheh me shqetësim, ndonëse ka besim në veprën e bartësve të UÇK-së.
“Ne do të dëshironim që mbi dyshimet që janë paraqitur lidhur me njerëzit që janë arrestuar të mos tregohen që janë të vërteta, sepse ne kemi besim të plotë në veprën e UÇK-së dhe në bartësit e kësaj ushtrie. Ne nuk do të dëshironim të kemi vlerësime të tilla, mirëpo meqenëse është çështje e drejtësisë, ne po ashtu përkrahim që drejtësia të vihet në vend”, ka theksuar Mustafa.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close