Publikuar me datën: Wed, Jun 9th, 2010

Konflikti Kosovë-Serbi, sfida kryesore e 2010 -shit

Lubjanë, 9 qershor – Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit Perëndimor (IFIMES) në Lubjanë, analizon rregullisht ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. Hannes Swoboda, anëtar në Parlamentin Evropian, anëtar në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të PE-së, zëvendës-president i “S&D Group” si dhe raportues në Parlamentin Evropian për Kroacinë, në artikullin e tij “Ballkani Perëndimor 2010: Një hap para, dy mbrapa?” paraqet një përmbledhje të situatës së tanishme në Ballkanin Perëndimor.
Sa i përket konfliktit në mes të Serbisë dhe Kosovës, ai thotë se kjo çështje mbetet sfida kryesore për vitin 2010.
“Ndonëse Serbia ka treguar një nivel domethënës të maturisë politike në mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e pavarësisë së Kosovës në dy vjetët e fundit, diskursi i saj kombëtar dhe ndërkombëtar po vërtitet shumë përreth konfliktit, duke e parandaluar vendin dhe rajonin që të shkojë drejt integrimit rajonal. Si udhëheqja politike serbe, ashtu edhe ajo shqiptare, po shpenzojnë përpjekje dhe burime të mëdha diplomatike mbi çështjen e (mos)njohjes, përderisa ata do të duhej të punonin në probleme më urgjente socio-ekonomike kombëtare dhe rajonale që prekin jetët e përditshme të qytetarëve. Ky konflikt nuk duhet të shfrytëzohet më tutje si pretekst për të mos u marrë me probleme të rëndësishme, të cilat, nëse mbesin të pazgjidhura, do ta shtyjnë edhe më tutje integrimin e dy vendeve në BE”, thotë Swoboda.
Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës pritet të jepet së shpejti. “Unë po shpresoj se duke u bazuar në argumentet specifike të atij vendimi, do të krijohet një dialog i ri në mes të Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që ta përcaktojnë zhvillimin e tyre të ardhshëm dhe më specifikisht, të sqarohet roli të cilin Serbia do ta luajë në Kosovë. Në këtë pikë, BE-ja duhet të asistojë tek të dyja palët në zhvillimin e një strategjie, e cila është në interes të madh për të gjithë qytetarët e Kosovës. Do të duhej të përfshinte pranimin e interesit të arsyetuar të Serbisë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës që i përkasin komunitetit serb si dhe përfshirjen e tyre në nivele të ndryshme të qeverisë”, ka theksuar ai.
Si pikë pozitive, Swoboda ka përmendur zgjedhjet e fundit komunale të Kosovës, të cilat ai i cilëson si të suksesshme, me një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrjes së pakicës serbe në këtë proces, “duke shfaqur një dëshirë për ta marrë besimin e tyre politik në duart e tyre duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre”.
“Duhet të falënderohet edhe fakti që qeveria e Kosovës ia ka dalë të themelojë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha qeveritë e rajonit, e posaçërisht marrëdhënie të mira me Kroacinë. Kjo paraqitet si një mundësi tjetër për Kroacinë për të luajtur një rol udhëheqës në rajon, duke vepruar si urë, për shembull, në mes të Kosovës e Serbisë”, është shprehur raportuesi i Parlamentin Evropian për Kroacinë, Hannes Swoboda

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close