Publikuar me datën: Wed, Apr 13th, 2011

Konferencë lobuese për Kosovën në Washington

Prishtinë, 13 prill – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot drejtorin e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Janusz Bugajski. Sipas një njoftimi nga Zyra për komunikim publik e kryeministrit, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe në rajon.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e informoi z.Bugajski për konsolidimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës dhe për arritjen e marrëveshjes mes partive politike kosovare për zgjedhjen e presidentit dhe për reformën e domosdoshme të Ligjit Zgjedhor dhe për reformën e zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejtë nga populli. Njoftimi citon pohimet e kryeministrit se me këtë marrëveshje është krijuar një klimë pozitive për thellimin e mëtejshëm të reformave të gjithëmbarshme në politikë, ekonomi dhe legjislacion, në funksion të përmbushjes së plotë të standardeve për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike.
Kryeministri Thaçi citohet të ketë thënë se ky përkushtim institucional dhe politik dëshmon për pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e lidershipit kosovar para qytetarëve të vendit dhe para miqve ndërkombëtar, që na kanë ndihmuar në të gjitha proceset e rëndësishme për Kosovën.

Drejtori i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Janusz Bugajski, sipas njoftimit, e ka vlerësuar lartë përkushtimin e vazhdueshëm të kryeministrit Thaçi dhe përkushtimin e tij institucional për tejkalimin e ngërçit politik dhe arritjen e konsensusit me partnerin e koalicionit dhe me partinë kryesore opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri dhe për fillimin e reformës zgjedhore në Kosovë.

Në takim dy bashkëbiseduesit janë dakorduar që të fillohen angazhimet për organizimin në një të ardhme të afërt të një konference ndërkombëtare në Washington për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe për investimet e reja të huaja në Republikën e Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close