Komunikatë e Levizjes se Re Demokristiane te Kosovës

Komunikatë e Levizjes se Re Demokristiane te Kosovës
LRD – Zyra për informim publik Blerina Leka – zëdhënese e LRD-Prishtinë, 7. 11. 2012
Lëvizja e Re Demokristiane, me kujdes është duke përcjellë zhvillimet dhe gjendjen e krijuar në Kosovë, dhe bënë thirrje presidentes z Atifete Jahjaga, kryeministrit z Hashim Thaçi, dhe të gjitha Institucioneve vendimmarrëse të Kosovës që rezervimet në parlamentin e Kosovës për komunitetin malazez të jenë reciproke, nuk pajtojmë të rezervohen vende për malazez në parlamentin e Kosovës deri sa dihet se shteti malazez nuk ua jep ketë të drejte shqiptarëve në Mal te Zi.
Deklarata e ministrit të jashtëm z Enever Hoxhaj se; “Kosova dhe Serbia te jenë në OKB sipas modelit Gjermani me Gjermani në kohen para bashkimit të shteteve gjermane”, është i gabuar dhe nuk përkon me synimet e popullit të Kosovës, modeli Gjermani – Gjermani pranë OKB-së nuk duhet të jenë me Serbinë por me shtetin amë – Shqipërinë, sepse, Kosova asgjë nuk ka të përbashkët me shtetin serb pos kujtesës së hidhur – robërinë dhe të këqijave qe naj sjelli Serbia gjatë shekujve. Orientimet dhe modelet e politikës së Kosovës duhet të jenë drejt Shqipërisë e jo Serbisë.
Pavarësisht se disa subjekte politike u ndikuan nga interesi dhe egoja e tyre për pushtet, ato për interesa të përfitimeve u pajtuan për bisedime me Serbinë, Lëvizja e Re Demokristiane, e vetëdijshme dhe me vendosmëri e përsëritë qëndrimin se këto bisedime nuk janë në interes të Kosovës dhe është politikë e gabuar. Ne nuk këna çka te bisedojmë me Serbinë derisa asnjë marrëveshje e arritur më parë nuk është realizuar, pos asaj, Kushtetuta e Serbisë e sheh Kosovën si territor dhe pjesë të veten dhe nuk njeh asnjë Institucion te Kosovës. Prandaj, shtrohet pyetja si të bisedohet me at shtet?! Këto bisedime nuk i sjellin Kosovës asnjë të mirë pos që favorizojnë politikat serbe.