Komunikatë e Lëvizjës se Re Demokristiane të Kosovës

Komunikatë e Lëvizjës se Re Demokristiane të Kosovës
Prishtinë, 5.02.2013,LRD-Zyra për informim publik
Blerina M Leka – zëdhënëse
Lëvizja e Re Demokristiane, përmes kësaj komunikate, bën thirrje liderëve të partive politike parlamentare; z.Hashim Thaçi, z.Isa Mustafës, z.Albin Kurti, z.Bexhet Pacollit dhe z.Ramush Hradindaj të cilët po mblidhen për të diskutuar për “reformën zgjedhore” dhe bën thirrje faktorëve relevant për ligjin zgjedhor, që të jenë të përgjegjshëm dhe të angazhohen seriozisht për ndryshime të ligjeve zgjedhore.
Ligji aktual zgjedhor është i pa përshtatshëm për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, në veçanti përqindja e cila parasheh 5% kalimin e pragut zgjedhor ligj ky që i diskriminon demokristianët. Ky ligj është i qëllimshëm dhe i dëmshëm. Lëvizja e Re Demokristiane është kundër çdo diskriminimi në shoqërinë Kosovare, prandaj ligji zgjedhor i dëmton demokristianët dhe shoqerinë Kosovare, nuk mundëson alternativa të reja politike dhe ja bën të pa mundur demokristianëve t’i kenë përfaqësuesit e vet në Parlament dhe institucione të Kosovës. Në asnjë mënyrë ne nuk do të pajtojmë të dëmtohemi me ketë ligj apo ligje të tjera çfardo qofshin ato, dhe nëse nuk ndryshohet ky ligj duke zbritur përqindjen e pragut zgjedhor, që ia mundëson demokristianëve të përfaqësohen në Parlamentin e Republikës së Kosovës, neve nuk na mbetet asgjë tjetër pos që të dalim në rrugë dhe të protestojmë kundër diskriminimit që po ndodhë me qëllime të caktuara. Prandaj, kërkojmë dhe bëjmë thirrje përgjegjësisë dhe ndërgjegjes suaj të nderuar lider, të ndryshohet ligji duke e zbritë përqindjen në pragun zgjedhor për të mundësuar frymë të re demokristiane në Parlamentin e Kosovës – sepse është në interes të Kosovës dhe të elektoratit demokristian. Demokristianët duhet t’i kenë përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.