Publikuar me datën: Wed, May 13th, 2015

Komunikata e UÇK-së nga Gostivari: Na tradhtuan disa nga banorët lokalë

UÇK ka publikuar deklaratën e pestë në të cilën shkruan se asnjë pjesëtar i kësaj force nuk është betuar që t’i shërbejë atdheut dhe se ata janë tradhtuar nga disa banorë që kanë thirrur policinë.

Sipas komunikatës, UÇK thekson se anëtarët e saj i kanë besuar vetëm Sokolit.

Lexojeni komunikatën e plotë dhe pa ndërhyrje të UÇK-së:

Kumunikatë nr.5 !

Ushtria Çlirimtare Kombetare, e zhvilloi betejen e luftes në Kumanovë , në lagjen e trimave , ajo betejë ishte e pa pritur , ajo na erdhi dhurat nga qytetaret e vet lagjes , ne personalisht kerkojm ndjejsë per dëmet dhe vrasjet , maltertimet , ju kerkojmë falje , por kerkim falje duhet te del te kerkoj edhe disa prej banorve te lagjes se trimave te cilet i ftuan vet Sllavomaqedonasit per te ber masaker , fati ishte me ne .

Ne qëndruam për 37 orë përballë porcave te armikut , ju treguam se ne mundemi me ju , i njoftuam se ne perballemi me ju , prandaj lekcioni i Kumanoves ju ka dhen nje mesim gjith trdhetarve dhe Sllavo’maqedonasve . Ushtria Çlirimtare Kombetare , ishte ajo qe realizoi arenen e luftes dhe askush tjeter , nuk ka pasur as nje antar qe është thirrur qdo her në emer të AKSH-s kta individa qe jan disa u paten zhdukur kur ne filluam pregaditjet , gjithashtu edhe i vetshpalluri Komadant Hamdi Ndrecaj i cili dul hapur qe ju ka bashkuar UÇK edhe ajo është nje skenar i radhes nga rrenat e panumrta te Hamdi Ndrecaj nje manipolator qe qdo her po mundohet te manipoloj .

Kta dy AKSH dhe GRI te nderuar janë INDIVIDË jo Ushtri . Luften e kemi bër ne ata qe ishim në luften e Kosoves , në luften e Lugines , në Luften e Ilirides 2001/ 2005 / . Të nderuar Shqiptarë qdo luftë ka humbje dhe fitore . Askush nga ne që kemi pranuar që të jemi në sherbim të atdheut , nuk jemi manipoluar dhe tradhetuar i kemi besuar Sokolit dhe do i besojm qdo her Kom.Sokolit , por qe e kan manipoluar Sokolin nuk munden me then qe Kom.Sokoli esht tradhetar jo Kom.Sokoli u bë kurban per të gjith të tjerët edhe pse e kishte mundesin që të largohet me grupin tjeter që u larguan në mbrojtje te Sokolit , por Kom.

Sokoli u bë HERO . Shtabi i UÇK-s , bën me dije se , forcat tona janë plotësisht të organizuara në zonën e tyre të aksionit, të disponueshme dhe të afta , me mjete të mjaftueshme që të vazhdojnë luftën kundër strukturave kriminale të shtetit të IRMJ . Shpifjeve “zyrtare” të Jankullovskës u doli ngjyra edhe në këtë rast. I bëjme me dije qeverisë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, larg fjalëve diplomatike të pavlera për këtë situatë , të kthejnë vëmendjen me reagimin pozitiv drejt organizatave ndërkombëtare europiane, për ndaljen e dhunës policore mbi popullsinë civile të pafajëshme .

Ne nuk do të mbajmë më përgjegjesi për ata shqiptarë që vazhdojnë të qëndrojnë brenda strukturave policore dhe ushtarake të shtetit të IRMJ. Strukturat e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare janë në mbrojtje të popullatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesëshëm dhe rrijnë larg vatrave të përplasjes me armë. Të gjithë bashkë, kundër shpifjeve , gënjeshtrave, përcarjes dhe akuzave pseudopatriotike, me besim se do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal, për ti hapur rrugën lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi. Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare.

Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër. Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë. ?#?VAZHDOJMË? , LUFTA NUK KA PËRFUNDUAR . Rroftë Kombi Shqiptar. Komandant : Shtegtari i Liris Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Shtabi i përgjithshëm , Gostivar Data : 12 maj 2015. ora 12:30.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close