Publikuar me datën: Sat, Oct 3rd, 2015

Komunat e veriut nuk përfillin ligjet e Republikës

Edhe pse Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka një platformë unike për të gjitha web-faqet e komunave të Kosovës, jo të gjitha komunat e respektojnë atë. Komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq e Zveqan nuk kanë një faqe zyrtare në të cilën do duhej të publikonin aktivitetet e qeverisjes lokale. Nga katër komunat në veri, vetëm zyra e administratës së veriut, e ka të dizajnuar një faqe por ajo nuk është e përditësuar.

Në MAPL thonë se edhe katër komunat janë brenda platformës unike, sikurse të gjitha komunat tjera, dhe së shpejti edhe faqet e tyre do të funksionalizohen. Mosfunksionalizmi i faqeve zyrtare të këtyre komunave, shoqëria civile thotë se është fakti që serbët në Kosovë refuzojnë secilin bashkëpunim me institucionet e Kosovës, derisa, kryetarët e komunave nuk janë përgjigjur për këtë çështje.

Nga buxheti i Kosovës në vazhdimësi u dedikohen para këtyre komunave por asnjëherë nuk është krejtësisht e qartë se si shpenzohen këto para. Veçse, Ministria e Financave e bënë të ditur në formë të përgjithshme në aspektin e kategorive se ku shkojnë paratë.

Një faqe zyrtare, në një mënyrë do t’i bënte më transparente komunat, duke publikuar aty informatat dhe aktivitetet e tyre si qeveri lokale.

Një prej arsyeve që katër komunat në veri nuk i kanë të funksionalizuara web-faqet, sipas MAPL-së është nënshtrimi i procesit zgjedhor i këtyre komunave në një fazë më të vonshme.

Zëdhënësja për informim në ministri, Lumnije Demi thotë se për funksionalizmin e këtyre faqeve sfidë mbetet mungesa e kapacitetit në këto komuna.

Ajo thotë se nuk ka një kohë të caktuar se kur do të përfundojë ky proces, veçse tregon që është në kuadër të agjendës së ministrisë.

“Këto komuna u janë nënshtruar procesit zgjedhor në një fazë më të vonshme, dhe procesi i konstituivit të komunave ka pas një kohë, edhe kjo pjesë e funksionalizmit të web-sajteve do të marrë kohën e vet, megjithatë do të jenë web-sajte që do të kenë formën unike sikurse të gjitha komunat tjera. Nuk mund të flasim për datë, ose ditë kur do të funksionalizohen, mirëpo kjo është në agjendën e ministrisë, për funksionalizmin e administratës për komunat veriore”, thotë ajo.

KosovaPress është përpjekur të marrë përgjigje edhe nga kryetarët e këtyre komunave, por ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve.

Ndërsa në Institutin për Hulumtime të Avancuara (GAP) flasin për arsyet, që mendojnë, se ato komuna nuk i kanë funksionalizuar web-faqet.

“Arsyet pse nuk i kanë bërë komunat e veriut web-faqet janë të njohura, për shkak se ata kanë refuzuar secilin bashkëpunim me institucionet e Kosovës, dhe për rrjedhojë kanë refuzuar të kenë ndonjë faqe në internet e logo të Kosovës”, thotë Bekim Salihu.

Salihu thotë se qeveria do të duhej të ushtronte presion në raport me kryetarët e veriut, në mënyrë që ata t’i qeverisin në përputhshmëri me mandatin që e kanë fituar në zgjedhjet e Kosovës.

“MAPL, por edhe qeveria do të duhej të ushtronin presion në raport me kryetarët e veriut të Kosovës që ata t’i formojnë organet komunale në përputhje me mandatin që e kanë fituar në zgjedhjet e Kosovës, dhe krahas ndërtimit të institucioneve në atë pjesë të Kosovës, t’i ndërtojnë dhe t’i bëjnë të qasshme edhe web-faqet komunale ku qytetarët, pavarësisht etnisë do të duhej të informoheshin për takimet, për zhvillimet e ndryshme, dhe për shërbimet që i japin ato komuna, dhe kësisoj ajo pjesë e vendit të fillojë t’i kthehet normalitetit dhe jo të jetë si një uazë ku nuk dihet se kush qeverisë dhe si qeverisë”, thotë ai.

Në veriun Kosovës janë mbajtë zgjedhjet lokale në nëntor të 2013. Përkundër kësaj, atje ka vetëm kryetar të zgjedhur dhe jo ndonjë shërbim tjetër i cili ofrohet nga ana e komunave në përputhje me legjislacionin dhe procedurat e Kosovës. Kësaj i shtohet edhe mungesa e web-faqeve, që njihen si mjet i komunikimit dhe informimit.

Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal, e ka një udhëzim administrativ përkatës i cili obligon secilën komunë që të ketë web-faqe, dhe ajo fa qe të jetë unike për secilën komunë.

Web faqet komunale në Kosovë, duhet të kenë logon dhe himnin e Republikës së Kosovës.

Web faqet komunale funksionalizohet me qëllim që qytetarëve të iu ofrohen më shumë informata, dokumente dhe informacione të shumta për punën e komunës. Aty vendosen të dhënat e përgjithshme të komunës, historiku e të dhëna tjera të rëndësishme për popullsinë, organizmin, strukturën dhe funksionet e tjera të organeve të pushtetit lokal.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close