Publikuar me datën: Tue, May 4th, 2010

Komuna e Mitrovicës akuzohet për keqmenaxhimin e buxhetit

Mitrovicë, 4 maj – Prerja e një plepi dhe ndërtimi i një muri mbrojtës me gjatësi 5 metra dhe lartësi 2 metra i ka kushtuar buxhetit komunal të Mitrovicës mbi 10 mijë euro.
Zyrtarë komunal i kanë quajtur si raste emergjente pasi sipas tyre me kërkesën e banorëve është bërë prerja e plepit që kishte rrezikuar banorët e dy ndërtesave, ndërsa që muri mbrojtës ishte vendosur për të parandaluar rrëshqitjen e dheut mbi një shtëpi.
Dy rastet janë trajtua në Stantërg, vendbanim i minatorëve dhe atë gjatë majit nëntor të vitit të kaluar.
Opozita në Mitrovicë, duke marrë si rast këto shpenzime, ka akuzuar qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga PDK-ja për keqmenaxhim dhe shpenzime enorme të buxhetit komunal.
Prerja e plepit që ka kushtuar 1804, 40 euro ishte bërë pas vlerësimit se ai paraqet rrezik për banorët e dy ndërtesave në Stantërg. Në të vërtetë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kishte propozuar prerjen e këtij lisi, për këtë shumë, ndërsa që kishte kaluar edhe procedurën e aprovimit nga ish kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi.
Zyrtare të prokurimit në Mitrovicë thonë se kjo është bërë me procedura emergjente si dhe ndërtimi i murit mbrojtës.
Në arsyetimin e vendimit të datës 05.11.2009 të ish kryetarit të Komunës, theksohet se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim pasi ka shqyrtuar kërkesën e Jusuf Haxhës, me të cilin kërkon që të ndihmohet me mjete financiare për prerjen e drurit që rrezikon banorët e dy ndërtesave në Stantërg, ka formuar një komision që kanë dal në vendshiqim duke konstatuar se vërtet lisi parqet rrezik për dy objektet .
Në këtë arsyetim theksohet se “lisi është me gjatësi prej 18-20 metra dhe ka masë të madhe drunore dhe se rrënjët e tij janë t ndalura mbi sipërfaqen e tokës dhe paraqesin jostabilitet për drurin në fjalë”.
Kjo kërkesë e Drejtorisë thuhet se është shqyrtuar dhe është trajtuar si e arsyeshme.
Nga ana tjetër opozita e ka vlerësuar si shpenzim enorm dhe tregues i keqmenxhimit të buxhetit komunal.
Faton Peci, këshilltar i LDK-së që është në opozitë , e ka ngritur këtë çështje edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, duke thënë se kjo tregon keqmenaxhimin e buxhetit komunal.
Ndërkaq Riza Haziri, aktualisht nënkryetar i Komunës , thotë se prerja e lisit paraprakisht është trajtuar nga një komision si dhe është vlerësuar shpenzime, andaj nuk mund të komentoj lidhur me lartësinë e këtij shpenzimi.
Sipas faturës që është paguar për firmën GmbH-së S+H të Mitrovicës prerja, sharrimi dhe bartja e lisit ka kushtuar 780 euro , puna e kranit gjatë prerjes së lisit 760 euro dhe kur kësaj i shtohet edhe pagesa e TVSH-së , kjo i ka kushtuar buxhetit 1804,40 euro.
Isak Haxha , banor i ndërtesës , thotë se ata kanë kërkuar prerjen e plepit që ka qenë mes dy ndërtesave dhe ka paraqit rrezik për banorët.
“Degët e plepit para një viti kanë dëmtuar ballkonin dhe kulmin dhe kjo na ka kushtuar mbi 1000 euro” thotë Haxha, duke shtuar se nga ky rrezik ata kishin kërkuar ndihmë nga Komuna. Ata nuk kanë ide se sa ka kushtua prerja e këtij plepi, i cili ende gjendet i prerë mes këtyre dy banesave.
Disa metra më larg po në këtë vendbanim kjo Drejtori ka ndërtuar një mur mbrojtës para shtëpisë së familjes Ferizi që ka kushtuar mbi 7000 euro. Ky mur mbrojtës ka dal të jetë i paefektshëm pasi rrëshqitj e dheut ka vazhduar dhe si pasojë familja 12-anëtarshe është detyruar të evakuohet për shkaqe të sigurisë.
Mensur Ferizi, veteran i luftës, thotë se babain e ka dëshmor ndërsa që shtëpia u është ndërtuar menjëherë pas luftës nga një shoqatë zvicerane.
Ai thotë se për fat të keq rrëshqitja e dheut i ka rrezikuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga Komuna, por që sipas tij , ata e kanë përdorur këtë rast për përftimeve të veta .
“Një komision i Urbanizmit ka vlerësuar se shtëpia nuk është për banim por përkundër kësaj Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka vendosur një mur mbrojtës që sa dij ka kushtuar mbi 7000 euro dhe këtë e ka bërë për përfitime të veta e jo për të zgjedh problemin” thotë Mensur Ferizi.
Ferizi pohon se tani e dy muaj janë evakuar nga shtëpia ndërsa që drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale , Shaqir Demiri, ka marrë përsipër që të paguaj qiranë prej 100 eurove për këtë familje dhe atë për 6 muaj.
Edhe këtë intervenim zyrtaret e kanë lidhur me emergjencën dhe sipas tyre, në pajtim me këtë edhe me procedura emergjente që kanë pas këtë kosto.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close